Sport

VIDEO/ Teuta kthehet në “makth” për Tiranën, durrsakët “gllabërojnë” edhe Supërkupën

31 Gusht 2020, 20:09 Nga DOSJA
VIDEO/ Teuta kthehet në “makth” për Tiranën,

ELBASAN– Tirana humbet mundësinë të hakmerret ndaj Teutës pas humbjes në finalen e Kupës 1 muaj më parë. Në ndeshjen zhvilluar në “Elbasan Arena” bardheblutë munden 2-1. Goli i parë erdhi nga Rubin Hebaj, që përfitoi nga gabimi i pafalshëm i veteranit Ilion Lika. Gardiani bardheblu do të shlyente gafën më vonë duke pritur një penallti, por Rubin Hebaj gjendet sërish aty për të përfituar dhe i dyfishon shifrat.

 

Pjesa e parë ishte për t’u harruar për Tiranën. U desh që Teuta të mbetej me 10 lojtarë pas daljes së Arapit me të kuq në minutën e 64-t në mënyrë që bardheblutë të ngulmonin më tepër përpara. Megjithatë goli ka ardhur vetëm në minutën e 75-të, kur Jurgen Vrapi finalizon një aksion model me një top në trekëndësh.

Por ndeshja nuk ka më histori dhe Teuta prek trofeun e Superkupës. Kjo është hera e 3-të që Martini ia del të triumfojë përballë kryeqytetasve së Egbosë. Teuta duket se ia ka marrë dorën kësaj Tirane, madje e dëshmon një gjë të tillë edhe me 10 lojtarë në fushë

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport superkupa e shqiperise teuta tirana superkupa e shqiperise teuta tirana

Sondazh

Poll