Sport

Neymar i premton besnikëri francezve:  Do të qendroj te PSG, dua të fitoj Champions-in këtu!

1 Shtator 2020, 14:06 Nga DOSJA
Neymar i premton besnikëri francezve:  Do të qendroj te PSG, dua

FRANCË- Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Neymar Jr në një intervistë për mediat franceze është shprehur se do t’i qendrojë besnikë finalistëve të Champions League, edhe për një sezon tjetër. Ai ka treguar hapur ambicjen e tij për të fituar trofeun e Champions League, si edhe për të arritur lavdinë personale në historinë e PSG.

 “Unë do të qëndroj te PSG edhe sezonin e ardhshëm. Ruaj ambicien për t’u kthyer në finalen e Champions-it, këtë herë për ta fituar atë. Më pëlqen kjo ide, dua të bëj gjithçka për të lënë emrin tim në librat e historisë së klubit”, u shpreh ylli brazilian.

Neymar Jr u ble nga Barcelona në vitin 2017 për vlerën 222 milion dollarë si edhe mban rekord për transferimin më të shtrenjtë në historinë e futbollit.

(I.A/dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport neymar jr paris saint germain neymar jr paris saint germain

Sondazh

Poll