Sport

Hidhet shorti i turit të tretë të Europa League, kundërshtarë më të lehtë në letër për skuadrat shqiptare, por duhet

1 Shtator 2020, 13:16 Nga DOSJA
Hidhet shorti i turit të tretë të Europa League,

NYON-Skuadrat shqiptare që luajnë në Europa League kanë njohur edhe rivalët e raundit të tretë në rast kualifikimi. Në Nyon të Zvicrës u hodh shorti i Europa League aty ku skuadrat shqiptare luajnë fatet e tyre. Kundërshtarë më të lehtë në letër për skuadrat shqiptare që gjithsesi kanë një “mal” të lartë për të ngjitur në turin e dytë kualifikues për të shkuar deri tek i treti.

Kukësi në rast se arrin të bëjë mrekullinë duke u kualifikuar ndaj Wolfsburgut në raundin tjetër do të përballet me ukrainasit e Desnas. Teuta nëse ja del ndaj Granadas do të përballet me fituesen e çiftit Lokomotiv Tbilisi- Dinamo e Moskës, ndërsa edhe njëherë tjetër short më i favorshëm për Laçin që nëse arrin të eliminojë Hapoel Beer Shevan do të përballet me fituesen e çiftit mes Coleraine të Irlandës së Veriut dhe Motherwel të Skocisë.

Ndërkohë që Shkëndija e Tetovës në rast se ja del të eleminojë Botosanin do të luajë me çiftin Lokomotiv Plovdiv-Tottenham Hotspur, pra me shumë mundësi do të gjejë përballë gjigandët londinezë të Jose Mourinhos në turin e 3-të.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport europa league kukesi teuta europa league kukesi teuta

Sondazh

Poll