Sport

Van Dijk për largimin e Koeman: Ne jemi të zhgënjyer me largimin e tij por Barcelona ishte ëndrra e Koeman

1 Shtator 2020, 14:54 Nga DOSJA
Van Dijk për largimin e Koeman: Ne jemi të zhgënjyer me largimin

HOLLANDË- Mbrojtësi i Hollandës, Virgil Van Dijk në një intervistë për mediat ndërkombëtare ka folur për ish-trajnerin e tij, Ronald Koeman i cili la kombëtaren e Hollandës për të plotësuar ëndrrën e tij, drejtimin e Barcelonës. Ai u shpreh se ishte e trishtueshme që një trajner si ai të largohej drejt një ekipi tjetër por ajo ishte dëshira e tij më e madhe dhe ne jëmi të lumtur për të.

 “Ne të gjithë jemi zhgënjyer kur kemi parë një trajner kaq të shkëlqyeshëm të ekipit kombëtar të largohet, por i urojmë atij më të mirën me gjithë zemër.

Ju mund të pyesni secilin lojtar në skuadër, një për një, dhe të gjithë do ta kenë këtë ndjenjë. Të drejtonte Barcelonën ishte ëndrra e tij e madhe.

Kjo kohë në të cilën jetojmë, me gjithë pasigurinë që vjen me të, Kampionati Europian që u shty dhe nuk dimë nëse do të zhvillohet 100% me siguri verën e ardhshme, ishin shkaqe të mjaftueshme për Koeman. Nëse shfaqet një mundësi e tillë, unë mund ta kuptoj gjithkënd.

Askush nuk e priste që të ndodhte kaq shpejt, por jemi shumë të lumtur për të. Tani duhet të vazhdojmë tutje. Ju e dini se si funksionon në botën e futbollit. Ai e ka refuzuar Barcelonën dy herë.

Nëse të jepet një shans i tillë i tretë, atëherë thjesht nuk mund ta refuzosh. Për ne, është një goditje. Natyrisht, nuk ishim të lumtur që u largua, por sigurisht që e kuptojmë zgjedhjen e Ronald”, u shpreh kapiteni i kombëtares Hollandeze.

Ronald Koeman është trajneri më i ri i Barcelonës pas shkarkimit të Setien nga presidenti i Barcelonës, Bartomeo pas humbjes 8-2 kundër Bayern Munich.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport ronald koeman virgil van dijk ronald koeman virgil van dijk

Sondazh

Poll