Aktualitet

VIDEO/ Marrja e pasaportave kthehet në makth për shqiptarët në Greqi, vijojnë radhët e gjata para ambasadës

1 Shtator 2020, 13:28 Nga DOSJA
VIDEO/ Marrja e pasaportave kthehet në makth për shqiptarët

GREQI- Ambasada shqiptare në Athinë vijon të ketë probleme. Qindra qytetarë përballen çdo ditë me radhë të gjata për të marrë dokumentet e nevojshme, si pasaporta apo karta e identitetit.

Siç shihet dhe nga video as sot nuk është rregulluar situata, pasi sërish në hyrje të ambasadës qëndrojnë qëindra qytetarë në pritje për të marrë dokuemtentet.


Kjo situatë ka disa javë që është e njëjtë. Edhe pse ambasada dhe Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme kanë premtuar zgjidhje të problemit ende nuk ka asnjë përmirësim.

Dosja.al është interesuar disa herë pranë këty dy institucioneve dhe përgjigja e marrë është se po punohet me orë shtesë dhe u është bërë thirrje qytetarë që të respektojnë oraret e tyre të takimeve.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ambasada shqiptare në athinë skandali ne ambasaden shqiptare ne greqi ambasada shqiptare në athinë skandali ne ambasaden shqiptare ne greqi

Sondazh

Poll