Aktualitet

Dëshmia tronditëse e gruas tek Infektivi: Nënës sime nuk i japin as ujë, më lini ta marr në shtëpi të japë frymën e f

1 Shtator 2020, 10:14 Nga DOSJA
Dëshmia tronditëse e gruas tek Infektivi: Nënës sime nuk i

TIRANË– Një dëshmi e rëndë ka ardhur nga spitali Infektiv, ku një grua e cila thotë se ka të ëmën të shtruar me COVID-19, denoncon se nuk i kanë dhënë as ujë.

“Nëna më tha nuk më japin ujë dhe nuk më ndërrojnë. Edhe koordinatorët nuk dinë të sillen. Shumë keq situata. Vijnë shumë dhe vdesin shumë. Nuk janë ato shifrat që publikojnë. Ndërkohë që nuk kemi asnjë lloj informacioni”, u shpreh gruaja për mediat jashtë Infektivit.

Vajza kërkon që të marrë të ëmën në shtëpi dhe këtë kërkesë ua ka bërë edhe mjekëve. “I thashë doktoreshës që ta marr nënën në shtëpi dhe të japë frymën e fundit, të vishet si njeri, mos ta hedhë me qese si…”, rrëfen ajo.

“Mjekimi në Lushnje ishte i rëndë ia nisa në shtëpi dhe për dy ditë u bë më keq. E pashë që s’po shkonte mirë puna. Mora 127 e sollën direkt e në Tiranë. Prej 8 ditësh është e shtruar, prej dy-tri ditësh nuk kam asnjë kontakt me të. Infermierët s’kanë të drejtë të më informojnë, por as mjekët s’kanë komunikuar.”,-tha ajo.

Ky nuk është rasti i parë i të afërmve që denoncojnë për mungesë në shërbim dhe trajtim në të dy spitalet COVID në Shqipëri. Edhe më herët janë hedhur akuza për mjekët dhe personelin, por të gjitha këto deklarata janë përgënjeshtruar nga MSH.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gruaja tek infektivi koronavirusi ne shqiperi gruaja tek infektivi koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll