Aktualitet

“O për të gjithë protokoll, o të mos bëhet!”/ Pronarët e lokaleve në Sukth dalin në PROTESTË, zbulojnë se policia

1 Shtator 2020, 10:30 Nga DOSJA
“O për të gjithë protokoll, o të mos

DURRES-Pronarët e lokaleve të dasmave në qytetin e Durrësit janë ngritur në protestë kundër aktit normativ të Ministrisë së Shëndetësisë që ndalon organizimin e gëzimeve familjare për të evituar përhapjen e COVID-19. Në një grumbullim të organizuar paraditen e sotme, ata thonë se ka favorizim për disa biznese në periferi dhe Tiranë që lejohen të organizojnë dasma, ndërsa ndaj të tjerëve policia aplikon gjoba

‘Po na trajtojnë me dy standarte’ është fjalia që dëgjohet të thuhet më së shumti nga biznesmenët e revoltuar.

‘Para një viti kam marrë kredi, këtë vit e kisha shumë të mbarë. U penalizova tani. Kisha mbi 20 dasma, e kuptoj unë punën e virusit, po më vjen inat pse tani ne këtë zonë nuk bëjmë dhe në vendet e tjera bëjnë, klienti ime e ka bo në Kavajë, në Tiranë. O për të gjithë një portokoll o mos të bëhet. Taksat të gjitha i kam paguar. Kemi përfituar pagën e luftës por kemi shlyer detyrimet. Po falimentojmë’- është shprehur pronari i një lokali dasmash në zonën e Sukthit.

Ndërsa një tjetër ‘bashkëvuajtës’, zbulon se pavarësisht ndalimit të dasmave, ato po zhvillohen në Durrës, Tiranë, Marikaj dhe zonat përreth. I bindur ai shprehet se klientët e tij po zgjedhin lokale të tjera.

Kemi dalë këtu për tu ankuar dhe për të bërë një kërkese shtetit tonë. Kryeministrit dhe ministres së shëndetësie që të nxjerrin një ligj për restorantet e Sukthit, për arsye se policia ka marrë urdhër dhe nuk na lejon. Na vjen keq që kjo punë është bërë. Dasmat tona bëhen në Tiranë, Marikaj dhe jo te ne. E garantuar që klientët tanë i bëjnë në lokale të tjera. Të nxjerrin një protokoll me sadopak persona, që të na lejojnë ti bëjme. Kam 30 vjet që punoj për të bërë atë lokal’– është shprehur një tjetër pronar biznesi në Sukth.

Nuk dihet se nëse protesta do të rikthehet në ditët në vijim mirëpo kërkesa e tyre e vetme është ndaj Ministrisë së Shëndetësisë që t’ju thuhet se çfarë masash duhen marrë në mënyrë që si të tjerët të rihapin bizneset e tyre që për momentin nuk po funksionojnë si të tillë.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dasmat në shqipëri pronaret e lokaleve protesta protesta e lokaleve ne durres sukth dasmat në shqipëri pronaret e lokaleve protesta protesta e lokaleve ne durres sukth

Sondazh

Poll