Aktualitet

Aksidentoi për vdekjen 48-vjeçaren në Kavajë, arrestohet shoferi

1 Shtator 2020, 10:05 Nga DOSJA
Aksidentoi për vdekjen 48-vjeçaren në Kavajë, arrestohet

KAVAJË- Policia e Kavajë ka arrestuar shoferin 21-vjeçar me iniciale J.L, pasi aksidentoi për vdekje një gruan me iniciale E.D, 48 vjeç.

Unfiormat blu bëjnë me dije se i riu me mjetin e tij aksidentoi 3 qytetarë, por vetëm 48-vjeçarja humbi jetën. Dy të aksidentuarit e tjerë,  M. D. dhe Sh. D ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Policisë:

Shërbimet e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit J. L., 21 vjeç, pasi ditën e djeshme aksidentoi 3 shtetase të cilat po qëndronin jashtë mjetit, pas një incidenti rrugor që kishte ndodhur pak minuta më parë. Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën në spital shtetasja E. D., 48 vjeçe, si dhe janë dëmtuar shtetaset M. D. dhe Sh. D., të cilat ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksident në kavajë arrestohet shoferi 21-vjeçar në kavajë aksident në kavajë arrestohet shoferi 21-vjeçar në kavajë

Sondazh

Poll