Aktualitet

“Gati për shkollë”, Manastirliu iu bën apel nxënësve: Ruani distancën që të jeni të sigurt!

1 Shtator 2020, 09:42 Nga DOSJA

TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu u ka bërë një apel për të gjithë nxënësit që kanë nisur dhe do të nisin mësimin, nën rregullat e sigurisë anti-COVID.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, ministrja thekson se nxënësit në shkolla duhet të ruanjnë distancën prej 1.5 metra.

“Gati për shkollë, të #sigurt Të ruash distancën është #thelbësore për shëndetin e fëmijëve dhe familjeve për të kufizuar përhapjen e COVID19.”, shkruan Manastirliu.

Ndërkohë, pak më herët, ministrja e Arsimit Besa Shahini njoftoi se mbajtja e maskës është e detyrueshme për të gjithë nxënësit në shkolla.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet besa shahini ogerta manastirliu besa shahini ogerta manastirliu

Sondazh

Poll