Aktualitet

Shkarkonte mbetjet në kanalin kullues, gjobitet me 2 milionë lekë fabrika e peshkut në Lushnje

1 Shtator 2020, 11:25 Nga DOSJA
Shkarkonte mbetjet në kanalin kullues, gjobitet me 2 milionë lekë

LUSHNJE- Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka gjobitur me 2 milionë lekë një fabrikë peshku në Lushnje. Ky vendim është marrë, pasi kjo fabrikë shkarkonte mbetjet në një kanal kullues në Allprenaj.

Njoftimi: 

Operacion kundër krimeve mjedisore në territorin e bashkisë Lushnje. IKMT në bashkëpunim me Policinë e Shtetit ka ushtruar kontroll në subjektin me aktivitet trajtim dhe konservim të produkteve të peshkut, në fshatin Allprenaj, Njësia Administrative Golem, Bashkia Lushnje.

Gjatë këtij kontrolli u konstatua se subjekti  shkarkonte ujëra të veprimtarisë industriale, të patrajtuara në kanalin kullues dhe për pasojë ka sjellë ndotje të ujrave dhe territorit në zonë. Ndaj këtij subjekti, IKMT mori masë administrative me gjobë 2 milion lekë, për shkeljen e kryer.

IKMT dhe Policia e Shtetit vijon punën evidentimin dhe parandalimin e ndotjes mjedisore në lumenjtë e vijat ujore në vend si dhe ndëshkimin e çdo kundërvajtësi, dhe njëkohësisht fton çdo qytetar të denoncojë shkeljet në numrin 112 ose përmes Komisariatit Dixhital”. 

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjobitet fabrika e peshkut në lushnje gjobitet fabrika e peshkut në lushnje

Sondazh

Poll