Aktualitet

Gjermania shtyn me 3 vjet afatet për pranimin e emigrantëve të pakualifikuarve nga Ballkani

1 Shtator 2020, 13:10 Nga DOSJA
Gjermania shtyn me 3 vjet afatet për pranimin e emigrantëve të

GJERMANI– Qeveria gjermane ka shtyrë me tre vjet afatet për pranimin e emingratëve të huaj, që kërkojnë të punojnë dhe jetojnë atje.

Ky vendim vjen mes kohës së vështirë të pandemisë së koronavirusit, ku mësohet se afatet e pranimit për të pakualifikuarit nga Ballkani janë zgjatur deri në vitin 2023. Qeveria gjermane ka shtyrë me tre vjet afatet për pranimin e emingratëve të huaj, që kërkojnë të punojnë dhe jetojnë në këtë shtet.

Ky vendim vjen mes kohës së vështirë të pandemisë së koronavirusit, ku mësohet se afatet e pranimit për të pakualifikuarit nga Ballkani janë zgjatur deri në vitin 2023.

Në një intervistë për Top Channel, Anila Shuka, ka bërë me dije se sektorë të ndryshëm si ai i ndërtimit, zejtarisë dhe gastronomisë dhe pastrimit nuk kërkon punëtorë të kualifikuar.

Vetëm në sektorin e ndërtimit në Gjermani kemi aktualisht 50 mijë krah pune nga Ballkani Perendimor. Kjo rregullore u hartua në vitin 2016 si një përjashtim për shtetasit e 6 vendeve të Ballkanit Perendimor për të penguar fluksin e refugjatëvëe që nisën të vinin në këtë rajon pas vitit 2015. E reja e rregullores është se në të ardhmen do të lejohen të vijnë vetëm 25 mijë punëtorë në vit. Rregulli i ri pra u miratua javën e kaluar nga  kabineti qeveritar do të hyjë në fuqi në fillim të vitit të ardhshëm.”– ka thënë Shuka.

Ndërkohë sa i përket kohëzgjatjes së marrjes së vizës që deri më tani zgjat deri në 9 muaj, pritet të bëhet një ndryshim nga qeveria gjermane.

“Aktualisht afatet e vizave për vendet e punës sipas rregullores së Ballkanit Perendimor  do të zgjasë deri në 9 muaj. Zakonisht kohëzgjatja shkon deri në 9 muaj, por zyrtarët gjermanë kanë deklaruar se do  të angazhohen që kjo gjendje të ndryshojë dhe që dhënia e vizave të përshpejtohet, por ka edhe një të mirë nga kjo rregullore ku ndryshe nga kjo aktualja, nëse dikush ndryshon vendin e punës ai nuk ka më nevojë të kthehet në vendlindje.” – ka thënë Shuka.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet emigrantet e pakualifikuar ne gjermani emigrantet e pakualifikuar ne gjermani

Sondazh

Poll