Aktualitet

Vajza “molla e sherrit” për dy të rinj/ Shqiptarit i nxehet “gjaku”, plagos me thikë grekun. Çfarë ndodhi n

1 Shtator 2020, 09:40 Nga DOSJA
Vajza “molla e sherrit” për dy të rinj/ Shqiptarit i

GREQI– Një vajzë është kthyer në “mollë sherri” për plagosjen mes një shqiptari dhe një greku nnë plazhin e Paleochoras në Chania. Sipas mediave greke, i plagosuri kishte shkuar në plazh bashkë me miqtë e tij, por shikimi i gabuar që i hodhi një vajze i ndezi “gjakun” shqiptarit.

Ky i fundit, punonjës në një biznes shëndetësor, pasi shkëmbeu disa fjalë më të mori thikën dhe e plagosi në bark, duke u larguar menjëherë nga vendngjarja.

Ndërkohë i plagosuri u dërgua me urgjencë në spital, ku edhe iu dha ndihma e parë mjekësore, ndërsa shqiptari ende i paidentifikuar është prangosur nga policia greke.

Ai akuzohet për plagosje dhe për përdorim të armëve të ftohta, ndërsa materialet i janë dorëzuar Prokurorisë, e cila do të hetojë rastin.

Marrë nga Protothema.gr

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet shqiptari ne greqi greqi arrestohet shqiptari ne greqi greqi

Sondazh

Poll