Aktualitet

Plagosi me thikë infermieren, dhe më pas u vetëvra, flet gruaja e shqiptarit në Greqi: Ishte me kancer, nuk kishte çrregull

1 Shtator 2020, 10:32 Nga DOSJA
Plagosi me thikë infermieren, dhe më pas u vetëvra, flet gruaja e

GREQI-Gruaja e 59-vjeçarit shqiptar, i cili ditën e djeshme plagosi me thikë infermieren e spitalit në të cilen ishte shtruar dhe më pas është hedhur nga dritarja ku ka gjetur vdekjen, ka dhënë një deklaratë për mediat greke. Sipas saj bashkëshorti nuk kishte çrregullime mendore, megjithatë, ditët e fundit ai i kishte thënë asaj se e kishin operuar padrejtësisht.

Sipas asaj që kanë raportuar mediat greke Shqiptari i kishte rënë ziles së ndihmës dhe po e priste infermieren me një thikë kuzhine pas derës dhe sapo ka hyrë kljo e fundit ai e ka shtrirë në tokë ku dhe e ka goditur me thikë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në spitalin e Attikos, ku shqiptari i cili ishte diagnostikuar me kancer marsin e vitit të kaluar, ishte i shtruar në spital që prej 19 gushtit. 59-vjeçari me origjinë shqiptare, i cili po kurohej në Spitalin Attikon goditi me thikë infermieren, dhe më pas është hedhur nga kati i katërt ku dhe ka hmbur jetën.

Ndërkohë infermirja greke ndodhet nën kujdesin e mjekëve, si pasojë e plagëve të marra në kokë, gjoks dhe shpinë.

 (A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet shqiptari ne greqi shqiptari ne greqi

Sondazh

Poll