Aktualitet

Plagosja në ZALL HERR/ Komandoja “zbërthehet” para Policisë, tregon pse qëlloi me armë: E bëra për vetëmbrojtje, më

1 Shtator 2020, 08:58 Nga DOSJA
Plagosja në ZALL HERR/ Komandoja “zbërthehet” para

TIRANË– Zbardhen detaje të reja nga përplasja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Zall Herr, ku komandoja Klodian beshiri ka plagosur me armë zjarri Redi Myrto dhe Rexhep Qefalia. Burime për Dosja.al bëjnë me dije detaje të reja nga dosja hetimore, ku thuhet se konflikti ka nisur që të dielën në mesditë.

Komandoja Klodian Beshiri ka qënë duke udhëtuar së bashku me bashkëshortën e tij me makinë, kur dy kushërinjtë Myrto dhe Qefalia i kanë zënë rrugën për ta “sqaruar” lidhur me një konflikt për pronat. Në momentin që dy të rinjtë i kanë dalë para makinës, Beshiri ka dalë jashtë ndërsa dy të plagosurit kanë nisur që ta dhunojnë. Pikërisht në këtë moment 34-vjeçari ka nxjerrë armën dhe ka plagosur me armë zjarri Redi Myrton, ndërsa me qytën e saj ka qëlluar pas kokë Rexhep Qefalian.

Në dëshminë e tij para efektivëve të Policisë së Shtetit, ai është shprehur se armën e kishte nxjerrë dhe kishte qëlluar për vetëmbrojtje pasi kushërinjtë i kishin zënë rrugën. Ndërsa Redi Myrto, i cili u plagos në kofshë, tregoi se nuk ishtë zënë me komandon për prona por sepse ai kishte pasur një konflikt me vëllanë e tij, Danielin.

Beshiri më herët kishte ndjekur një kurs për të punuar pranë forcave të armatosura në Zall Herr dhe aktualisht ai punonte si specialist shëndetësie pranë këtij reparti.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet klodian beshiri plagosje ne zall herr redi myrto rexhep qefalia klodian beshiri plagosje ne zall herr redi myrto rexhep qefalia

Sondazh

Poll