Politike

Gjovalin Loka, ish-sigurims/ Lleshaj e mbron duke qeshur: Mbaj përgjegjësi për të, kam vlerësim maksimal për punën e tij

1 Shtator 2020, 08:26 Nga DOSJA
Gjovalin Loka, ish-sigurims/ Lleshaj e mbron duke qeshur: Mbaj

KORCE- Ministri i Punëve të Brendshme, Sandër Lleshaj ka marrë sot në mbrojtje Drejtorin e Sigurisë Publike në Policinë e Shtetit, Gjovalin Loka. Loka, i cili u akuzua nga Partia Demokratike, pasi kaloi procesin e Vettingut, se ka qenë ish-sigurims dhe nuk duhet të vijonte të ishte në radhët e policisë, është një përgjegjësi e vetë ministrit. Lleshaj tha nga Korça ku mori pjesë në prezantimin e Forcave Shqiponja në këtë qytet, se ka vlerësim maksimal për emërimin e Gjovalin Lokës.

Gazetari: Gjovalin Loka, Artan Shkëmbi, radha është tek Ben Dervishi akuzohen se kanë qenë pjesë e sigurimit të shtetit.

(Ministri qesh)

Sandër Lleshaj: Mbaj përgjegjëgjësi për emërimin e Gjovalin Lokës. Unë e kam emëruar dhe mbaj përgjegjësi për të Kam vlerësimet maksimale për punën e tij. Opozitës nuk i jap asnjë përgjigje, sepse janë aludime të pambështetura dhe të pabaza. Gjovalin Loka është drejtues i lartë i policisë së shtetit dhe një drejtues që ka dhënë kontribut për sigurinë e këtij vendi. Ka kaluar me sukses procesin e vetingut dhe është në krye të detyrës me krejt motivim dhe mbështetjen tonë.

Më 19 gusht, Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit në Policinë e Shtetit, konfirmoi në detyrë Gjovalin Lokën dhe Artan Shkëmbin. KJV pohoi se Loka ka qenë pjesë e ish-sigurimit të shtetit, por sipas verifikimeve, Loka nuk ka marrë asnjë vendim dhe nuk ka firmosur asnjë dokument, përgjatë muajve të shkollimit dhe trajnimit si operativ në strukturat e asaj kohe. Ai ka qenë për gjashtë muajtë e parë të vitit 1991, operativ dhe  kjo për demokratët është një shkelje dhe ai nuk duhet të ishte më pjesë e strukturave policore.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike gjovalin loka sander lleshaj sandër lleshaj në korçë gjovalin loka sander lleshaj sandër lleshaj në korçë

Sondazh

Poll

Politike 1 Shtator 2020, 06:33

TIRANË– Sot përfunduan pushimet për grupin parlamentar të Partisë Socialiste. Pasditen e sotme, numri një i të majtës mblodhi “të besuarit” e tij në Elbasa...

Politike 31 Gusht 2020, 08:21

MALI I ZI-Shqiptarët në Malin e Zi arritën objektivin në zgjedhjet parlamentare, duke siguruar dy deputetë, nga një për secilin koalicion. Menjëherë pas shpallj...