Politike

PS përgatitet për Asamblenë, Balla: Nuk mund të mblidhemi 350 veta në sallë për shkak të pandemisë, do përdorim teknol

31 Gusht 2020, 14:38 Nga DOSJA
PS përgatitet për Asamblenë, Balla: Nuk mund të mblidhemi

TIRANË -Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla në një deklaratë për mediat, ka bërë me dije planet për përgatitjen e zgjedhjeve të ardhshme. Balla është shprehur se në javët në vijim, me konstituimin e Asamblesë do të bëhen publike të gjitha detajet.

Deputeti socialist shtoi më tej, se gjatë periudhës shtator-dhjetor do të zhvillohen konsultime me anëtarësinë, që sipas tij do t’i garantojnë mandatin e tretë PS.

Me hyrjen në fuqi të Kodit Zgjedhor, zgjedhjet e ardhshme zhvillohen në periudhën 15 prill – 15 maj, dhe në këtë kontekst PS do të zhvillojë një proces përgatitor me diferencë nga partitë e tjera. Javët në vijim me konstituimin e Asamblesë do të bëjmë me dije gjithë detajet. Axhenda politike e miratuar në Kongres e ka të përcaktuar qartë që në këtë periudhën shtator, tetor, nëntor, dhjetor ne kemi një proces të rëndësishëm konsultimi me anëtarësinë dhe me çështje konsultimi që lidhen me çështjet të karakterit programor që do të konkludojnë me fitoren e zgjedhjeve të pranverës së vitit të ardhshëm për një mandat të tretë tonin me kryeministrin Rama” u shpreh Balla.

Përsa i përket zhvillimit të Asamblesë, Balla tha se për shkak të pandemisë nuk mund të jetë si më parë, ndërsa shton, se do të shfrytëzohet teknologjia.

Asambleja nuk mund të mblidhet më siç është mbledhur historikisht, bashkë në një sallë 350 anëtarë, pasi në kushtet e pandemisë kjo është e pamundur, por ne do të zgjedhim një mënyrë të re të ndihmuar edhe nga teknologjia”, u shpreh ai.

Në lidhje me emrat e deputetëve, Balla tha se do të ketë konsultim me anëtarësinë e partisë, siç është vepruar historikisht.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike balla asambleja e ps balla asambleja e ps

Sondazh

Poll

Politike 31 Gusht 2020, 08:21

MALI I ZI-Shqiptarët në Malin e Zi arritën objektivin në zgjedhjet parlamentare, duke siguruar dy deputetë, nga një për secilin koalicion. Menjëherë pas shpallj...