Politike

LETRA/ Marrëveshja për detin me Greqinë, Meta i kërkon llogari Ramës për bisedën me Mitsotakis dhe hapat e planifikuar ng

31 Gusht 2020, 15:34 Nga DOSJA
LETRA/ Marrëveshja për detin me Greqinë, Meta i kërkon

TIRANË -Presidenti Ilir Meta i ka dërguar një kërkesë zyrtare për informacion kryeministrit Edi Rama, për marrëveshjen e detit, duke vënë në dijeni edhe kreun e Kuvendit, Gramoz Ruçi. Nisur nga deklarata e kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis, se Greqia do të zgjerohet me 12 milje në Jon dhe shqetësimi që ka në publik kjo çështje, Meta i kërkon Ramës që të japë shpjegime në lidhje me komunikimet që ka pasur me zyrtarët grekë.

Po ashtu Meta ka kërkuar nga Rama informacion në lidhje me qëndrimin zyrtar të qeverisë shqiptare dhe pasojave që burojnë prej tij. Njëkohësisht kreu i shtetit kërkon të dijë veprimet që planifikon të ndërmarrë qeveria shqiptare, për pasojat që mund të sjellë ky veprim i njëanshëm i shtetit grek.

Duke patur në konsideratë rëndësinë e jashtëzakonshme kombëtare, shtetërore, gjeostrategjike, ekonomike dh ejo vetëm, që ka kjo ccështje për Republikën e Shqipërisë, si dhe ndjeshmërinë e lartë të opinionit publik, kërkoj informacione të detajuara mbi:

Komunikimin që keni zhvilluar me Kryeministrin e Greqisë dhe/ose me zyrtarë të lartë të Greqisë mbi këtë ccështje; Qëndrimin zyrtar të qeverisë shqiptare ndaj një vendimi të tillë dhe pasojave, përfshirë ato ndërkombëtare që mund të rrjedhin prej tij; Veprimet që planifikohen në ndërmerren nga qeveria shqiptare ndaj pasojave që mund të vijnë prej një akti të tillë të njëanshëm të Greqisë”, shkruhet në letër.

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis deklaroi në parlament pak ditë më parë, se Greqia do të zgjerohet me 12 milje në Jon. Deklarata e Mitsotakis trazoi ujrat e politikës shqiptare, ku mazhoranca dhe opozita shkëmbyen replika dhe kundërreplika me njëra-tjerën. PD akuzoi Ramën se po bën marrëveshje të fshehtë me Greqinë dhe po tenton t’i falë territore. Ndërkohë nga ana tjetër, Rama është kundërpërgjigjur, se nuk ekziston asnjë marrëveshje midis Greqisë dhe Shqipërisë, pasi bisedimet janë ndalur që prej ndërrimit të qeverisë helene. Më tej Rama ka sqaruar se më parë duhet të reformohet grupi negociator dhe emrat duhet të kalojnë nga tryeza e Metës.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ilir meta marreveshja per detin edi rama ilir meta marreveshja per detin

Sondazh

Poll

Politike 31 Gusht 2020, 08:21

MALI I ZI-Shqiptarët në Malin e Zi arritën objektivin në zgjedhjet parlamentare, duke siguruar dy deputetë, nga një për secilin koalicion. Menjëherë pas shpallj...