Politike

VIDEO/ Jorida Tabaku: Rama gënjeu 3 herë në 15 ditë për planin ekonomik, sot 57 mijë shqiptarë janë pa punë

31 Gusht 2020, 18:21 Nga DOSJA
VIDEO/ Jorida Tabaku: Rama gënjeu 3 herë në 15 ditë për

TIRANË– Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka gënjyer në lidhje me planin ekonomik gjatë pandemisë. Tabaku ka publikuar edhe një video, teksa shprehet se Rama ka gënjyer, kur më 24 maj ka folur për rimëkëmbjen ekonomike.

“Në harkun kohor të 15 ditëve gënjeu tre herë në radhë për planin ekonomik. Sa herë pyetej për ndihmën qesharake ndaj shqiptarëve kur e gjithë bota shpenzonte çkishte për të rimëkëmbur ekonomitë, Rama gënjente pa iu dridhur qerpiku. Sot 1 në 3 biznese ka ulur qepenin dhe 57 mijë shqiptarë se paku kanë humbur punën, në një ekonomi ku 40% e ekonomisë është informale numrat janë më alarmantë. Sa me shumë flet e vërteta aq më shumë thërrasin e bërtasin. Shqipëria ka shpresë dhe ditë më të mira do të vijnë, pasi shqiptarët do t’i tregojnë vendin gënjeshtarit që ka mbullur qeverinë me pushime ndërsa shqiptarët humbasin punën,”- shkruan Tabaku.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama jorida tabaku edi rama jorida tabaku

Sondazh

Poll

Politike 31 Gusht 2020, 08:21

MALI I ZI-Shqiptarët në Malin e Zi arritën objektivin në zgjedhjet parlamentare, duke siguruar dy deputetë, nga një për secilin koalicion. Menjëherë pas shpallj...