Politike

Deputetët kthehen nga pushimet, Kuvendi nis në 7 shtator! Sesioni i fundit parlamentar para zgjedhjeve të 2021

31 Gusht 2020, 12:23 Nga DOSJA
Deputetët kthehen nga pushimet, Kuvendi nis në 7 shtator! Sesioni i

TIRANË– Kuvendi i Shqipërisë rikthehet më 7 shtator, në orën 17:00. Sesioni i ri parlamentar, i fundit për këtë legjislaturë para zgjedhjeve të vitit 2021 do të zhvillohet po me të njëjtat rregulla kundër parhapjes së pandemisë së koronavirusit.

Ndërkohë gazetarët nuk do të lejohen në parlament, ndërsa Komisionet do të vijojnë që të zhvillohen online.

Mësohet se para seancës së datës 7 shtator, do të mblidhet Konferenca e Kryetarëve, ku pritet që të diskutohet nëse deputetët do të lejohen që të jenë në sallën e Komisioneve parlamentare, por pa praninë e gazetarëve.

Sesioni i ri parlamentar do të jetë i fundit për të gjithë deputetët dhe ministrat, pasi në maj të vitit që vjen, në vend do të zhvillohen zgjedhjet parlamentare.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike koronavirusi ne shqiperi kuvendi i shqiperise rikthehet kuvendi i shqiperi koronavirusi ne shqiperi kuvendi i shqiperise rikthehet kuvendi i shqiperi

Sondazh

Poll

Politike 31 Gusht 2020, 08:21

MALI I ZI-Shqiptarët në Malin e Zi arritën objektivin në zgjedhjet parlamentare, duke siguruar dy deputetë, nga një për secilin koalicion. Menjëherë pas shpallj...