Politike

1 Shtator 2020, 06:33 Nga DOSJA

TIRANË– Sot përfunduan pushimet për grupin parlamentar të Partisë Socialiste. Pasditen e sotme, numri një i të majtës mblodhi “të besuarit” e tij në Elbasan. Në takimin kryeministri Edi Rama ka nisur të japë porositë për nisjen e fushatës elektorale për zgjedhjet e 2021. 

Takimi i socialistëve u zhvillua në “Fish City”, në një prej bizneseve më të kontestuara të zonës së Elbasanit. Pak kohë më parë banorët e fshatit Labinot dolën në protestë kundër pronarit Gjergj Luca. 

Kjo mbledhje e Ramës me deputetët ka prodhuar disa lëvizje për drejtuesit e rinj në qarqe. Sipas informacioneve mësohet se Rama do marrë drejtimin politik të qarkut Durrës, duke larguar Vangjush Dakon. Ndërkohë në Shkodër, qark që prej kohësh ka qenë pa drejtues nga sot do jetë në duart e Ilir Beqajt. 

Po ashtu mësohet se sot është vendosur që Asambleja e PS të mblidhet neë datën 4 shtator. Pas mbledhjes me dyer të mbyllura, Rama ka mbajtur një fjalë publike para deputetëve dhe ka kërkuar nga ata reflektim dhe ndezjen e motorëve për mandatin e tretë.

Lëvizjet e PS për drejtuesit në qarqe

Tirana: Elisa Spiropali, Evrin Bushati, shtohet dhe Erion Veliaj

Durrës: Shkon vetë Edi Rama, largohet Vangjush Dako

Shkodër: Vendohet Ilir Beqaj

Kukës: Emërohet Safet Gjici

Lezhë: Ikën Sandër Lleshaj, emërohet Lindita Nikolla

Dibër: Olta Xhaçka

Elbasan: Taulant Balla

Korçë: Niko Peleshi

Fier: Gramoz Ruçi

Vlorë: Damian Gjiknuri

Gjirokastër: Bledi Çuçi

(K.M. F.M. A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama elbasan takimi i socialisteve 1 shtator 2020 edi rama elbasan takimi i socialisteve 1 shtator 2020

Sondazh

Poll

Politike 31 Gusht 2020, 08:21

MALI I ZI-Shqiptarët në Malin e Zi arritën objektivin në zgjedhjet parlamentare, duke siguruar dy deputetë, nga një për secilin koalicion. Menjëherë pas shpallj...