Politike

31 Gusht 2020, 08:21 Nga DOSJA

MALI I ZI-Shqiptarët në Malin e Zi arritën objektivin në zgjedhjet parlamentare, duke siguruar dy deputetë, nga një për secilin koalicion. Menjëherë pas shpalljes së rezultatit në vendin fqinj ka shpërthyer festa me flamujt kuq e zi.

Ndërkohë kreu i kolicionit “Lista Shqiptare”, Nik Gjeloshaj, ka falenderuar shqiptarët për mbështetjen. Në një deklaratë pas zgjedhjeve, i rrethuar nga flamujt kuq e zi, Gjeloshaj ka shprehu mirënjohje për votuesit, duke thënë se e kanë kryer punën e tyre.

Më tej ai ka shtuar, se investimet e pushtetit lokal nuk janë bërë për shkak të zgjedhjeve, por sepse i duhen malësisë.

1800 vota i kanë partitë shqiptare e 2500 DPS. Ju e keni kryer punën tuaj, falimners prej juve, u jem mirnjohës. Vazhdojmë në beteja tjera, me vazhdu me punu ashtu si kem punu deri tash. Jemi mirnjohës për punën që keni ba. Na në malsi e kemi kry punen, ju lumt e faleminderit.  Vazhdojmë punojmë për këto zgjedhje parlamentare, ne vazhdojm si pushtet lokal me ken në shërbim të juve, me ju dëshmu se nuk kemi investu për zgjedhjet parlamentare, por sepse i duhen malësisë dhe duhen me zhvillu malësinë dhe vazhdojmë në këtë drejtim, faleminderit shumë“, u shpreh Gjeloshaj para ndjekësve.

Zgjedhjet në Mal të Zi u fituan nga koalicioni opozitar, i cili bashkoi mandatet duke larguar nga pushteti pas 30 vjetësh, Milo Gjukanovic, partia e të cilit mori 29 mandate. Opozita ka fituar me një mandat më shumë se partia në pushtet, ndërsa shqiptarët arrijnë që të sigurojnë 2 mandate në Kuvend.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike nik gjeloshaj zgjedhjet në mal të zi nik gjeloshaj zgjedhjet në mal të zi

Sondazh

Poll