Politike

‘Po mo po ka dosje’/ Rama me mendjen tek ‘deti’: S’ka marrëveshje! Në këtë vend prevalon gënjeshta

28 Gusht 2020, 16:59 Nga DOSJA
‘Po mo po ka dosje’/ Rama me mendjen tek ‘deti’:

TIRANË– Në 95-vjetorin e lindjes së shkrimtarit Martin Camaj, kryeministri Edi Rama nuk ka lënë pa përmendur edhe debatin që po zhvillohet për kërkesën e Greqisë për zgjerim në detin Jon. Kryeministri Edi Rama dhe se në vendin tonë prevalon fakti që gënjeshtra mund të jetë më e besueshme se e vërteta duke e mohuar edhe njëherë se mund të ketë një marrëveshje mes dy vendeve.

Më shkon gjuha tek deti po nuk po merrem me të sot, është rast tipik kur s’ka marrëveshje dhe negociata sepse nuk kemi rënë dakord. Të thonë thellohu-thellohu. Domethenë ti diçka ke. Debati i Camajt do të ishte i predestinuar të ishte si ai i detit. Kru gënjeshtra ka bërë xhiron e botës dhe e vërtetë nuk i ka ngritur akoma pantallonat, në këtë fushë fiton vetëm një burim informacioni: shpifja, gënjeshtra dhe demaskimi. Prirja kombëtare në raste të caktuara për të besuar të keqen, për të besuar shpifjen prevalon. Do të dihej se dosja e suvejimit është ndryshe nga ajo e bashkëpunimit. Ka dosje. Po mo po ka dosje. Kartela e njerëzve të lindur me njollë ishte aty për të gjithë dhe mbushej,”-u shpreh Rama ndër të tjera.

Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama ka vlerësuar artin e shkrimtarit Martin Camaj, duke vërshuar një lumë akuzash ndaj studiuesit Auron Tare, i cili publikoi disa dokumente që pretendonin se ai ishte agjent i huaj. Rama i cilësoi si gënjeshtra duke hequr një paralele me “zhumën” që po bëhet për zgjerimin e Greqisë në detin Jon.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama greqia merr 12 milje nga deti jon edi rama greqia merr 12 milje nga deti jon

Sondazh

Poll

Politike 28 Gusht 2020, 16:05

TIRANË- Vazhdojnë replikat me Twitter. Kryeministri Edi Rama i ka kthyer sërish përgjigje kryedemokratit Lulzim Basha duke e pyetur sërish për negociatat m...