Politike

12 miljet e Greqisë “mollë sherri”/ Rama dhe Basha ‘përplasin brirët’, kryedemokrati: Bëj transparencë. Kryeminist

28 Gusht 2020, 16:41 Nga DOSJA
12 miljet e Greqisë “mollë sherri”/ Rama dhe Basha

TIRANË– Deklarata e kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis për zgjerimin me 12 milje në detin Jon ka “rindezur” debatin politik në Tiranë. Partia Demokratike kërkoi sqarime lidhur me negociatat që po zhvillohen me Greqinë nga qeveria, edhe pse ditën e djeshme nga Vjena kryeministri Edi Rama sqaroi edhe njëherë se bëhet fjalë për një të drejtë legjitime të Greqisë, e cila i sigurohet nga të drejtat ndërkombëtare të detit. Megjtihatë PD ka kërkuar të dijë më shumë lidhur me çfarë po diskutohet mes dy qeverive. Kërkesa e PD-së i ka shkuar edhe Ramës në Austri, i cili nën cilësinë e kreut të OSBE-së po zhvillon takime në lidhje me krizën politike në Bjellorusi. Kreu i qeverisë me një cicërimë në Tëitter, me doza të larta ironie ka sqaruar edhe njëherë situatën. Ndërkohë që nuk i ka munguar kundërpërgjigja po me batuta nga vetë kryedemokrati Lulzim Basha. Ky i fundit edhe njëherë ka kërkuar transparencë, ndërsa Rama i ka kujtuar marrëveshjen për detin me Greqinë në kohën e qeverisë Berisha, e cila u hodh poshtë nga Gjykata Kushtetuese . Numri një i socialistëve ka shtuar që negociatat me Greqinë kanë ndalur prej kohësh, duke i kërkuar që të gjejë një tjetër “temë” për të vijuar me debatin politik mes palëve. Sërish Basha nuk ka heshur dhe i ka kërkuar transparencë, duke e akuzuar për një marrëveshje të fshehtë me fqinjët grekë. Edhe shefi i kabintetit nuk e ka lënë me kaq. Sërish në Tëitter, Rama i shkruan se nuk ka për çfarë të bëjë transparencë, duke e akuzuar se po kërkon që të zhvillojë “teatër” për një marrëveshje që sipas tij nuk ekziston.

REPLIKAT HAP PAS HAPI MES RAMËS DHE BASHËS:

Edi Rama: Hapu det se vajmedet ka dalë të të mbrojë Lulzimi me PD! Të qash për ata që vazhdojnë e hanë për djathë sapunin e PD apo të qeshësh me këtë Artist që s’e ka shokun për të bërë sikur?Je i madh Lul, sinqerisht, shyqyr s’u more me shitje djathi se do kishim mbetur pa copën e sapunit!

Lulzim Basha: Leri dërdëllitjet prej rrugaçi Edi Rama. Bëj transparencë çfarë po ndodh me negociatat për detin. Historitë me sapun ruaji se do të duhen më vonë…

Edi Rama: Negociatat Lulëzim janë ndalur prej kohësh,që pas ndryshimit të qeverive në Greqi! S’ka asnjë të re nga ai front, përveç dallgëve të ligësisë e padijes! Po ti mos bëj sikur nxehesh,se s’ta kam unë fajin kur bën sikur s’je ti që e firmose atë marrëveshjen e famshme që rrëzoi GJK! Çfarë kanë qenë për të thënë janë thënë me kohë e me vakt, marrëveshje akoma s’ka, po ti dëgjo mua, gjej ndonjë temë tjetër për teatrin tënd, se me ata që i besojnë kësaj marrëzisë së detit do dalësh edhe më i lagur se në 2017! Ta kam thënë, këtë popull për budalla s’e bëni dot

Lulzim Basha: Po ta përsëris Edi Rama, bëj transparencë e mos u fshih pas gërrvërreve bajate. As servilët e fundit që të kanë mbetur nuk qeshin me to. Nuk je thjesht i lagur, je i mbytur në detin e marrëveshjeve të fshehta në kurriz të shqiptarëve.

Edi Rama: Për çfarë transparence e ke fjalën Lulëzim, kur s’ka as marrëveshje, as negociata qysh se ka ndryshuar qeveria në Greqi, ndërkohë që as me qeverinë e mëparshme marrëveshja s’është arritur?! Ti do teatër vëlla që të zbavisësh ata që të vijnë në shfaqje, të kuptoj, lum ti medet ata!

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama greqia merr 12 milje nga deti jon lulzim basha edi rama greqia merr 12 milje nga deti jon lulzim basha

Sondazh

Poll

Politike 28 Gusht 2020, 16:05

TIRANË- Vazhdojnë replikat me Twitter. Kryeministri Edi Rama i ka kthyer sërish përgjigje kryedemokratit Lulzim Basha duke e pyetur sërish për negociatat m...