Politike

Tensionet në Bjellorusi/ Misioni Amerikan në OSBE mbështet Ramën: E vlerësojmë për iniciativën! Lukashenko të pranojë

28 Gusht 2020, 09:27 Nga DOSJA

TIRANË-Misioni Amerikan në OSBE ka vlerësuar iniciativën e Edi Ramës, në cilësinë e kreut të OSBE-së, për zgjidhur krizën politike në Bjellorusi. Kështu,  Misioni Amerikan në OSBE mbështet thirrjen e Ramës ndaj Lukashenkos për dialog për zgjidhjen e krizës.

“Falënderojmë Edi Ramën për iniciativën e tij dhe i kërkojmë qeverisë së Bjellorusisë të pranojë ofertën e tij për të angazhuar në dialog të gjithë palët e interesuara. Siç deklaroi Rama, dialogu i hapur dhe konstruktiv është i nevojshëm për të gjetur një rrugëdalje në Bjellorusi”, shkruhet në deklaratë. Kjo deklaratë është shpërndarë edhe nga ambasadorja e SHBA- së në Tiranë,  Yuri Kim.

Ndërkohë sot, kryeministri Edi Rama nën cilësinë e kreut të OSBE-së, përpara Këshillit Special në Vjenë i ka bërë thirrje presidentit bjellorus, Aleksandër Lukashenko që të pranojë ofertën për dialog, me qëllim që palët në vend të pajtohen. Ai ka deklaruar se OSBE-ja ka për qëllim të japë ndihmën e saj, nuk mban anë dhe nuk do të ndërhyjë në çështjet e brendshme bjelloruse.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike kriza ne bjellorusi propozimi i osbe-se per krizen ne bjellorusi rama ne vjene kriza ne bjellorusi propozimi i osbe-se per krizen ne bjellorusi rama ne vjene

Sondazh

Poll