Politike

FOTO/ Pa kollare, por me këmishë lino e xhaketë të gjatë… Rama “thyen” sërish kodin e veshjes në takimi

28 Gusht 2020, 08:53 Nga DOSJA
FOTO/ Pa kollare, por me këmishë lino e xhaketë të

VJENË- Kryeministri shqiptar Edi Rama njihet për stilin “rebel” të veshjes në aktivitetet zyrtare. Në ndryshim nga shumë homologë të tij, që e shmangin marrjen e vëmendjes me komente për veshjen apo paraqitjen e jashtme, Rama gjen gjithnjë një mënyrë për t’u komentuar për këtë të fundit.

Dhe kështu ka ndodhur edhe në takimin e Departamentit Amerikan të Shtetit me Troikën e OSBE në Vjenë, që ka për president kryeministrin shqiptar, Edi Rama.

Siç shihet edhe në foto, të gjithë liderët e tjerë dhe zyrtarët që janë krah Ramës, kanë respektuar me përpikmëri të njëjtin rregull veshjeje. Kostum zyrtar, këmishë, kollare, e këpucë lustrafin. Por Rama, shihet ndryshe.

Pa kollare, me një këmishë në dukje lino, ngjyrë të bardhë e shoqëruar me një xhaketë të gjatë ngjyrë gri dhe pantallona “oversize”, kryeministri shqiptar buzëqesh krah tyre. Sërish nuk kanë munguar as komentet në rrjetet sociale për të, ku shumë persona e kanë parë të papërshtatshme këtë veshje. 

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edi rama ne vjene propozimi i osbe-se per krizen ne bjellorusi edi rama edi rama ne vjene propozimi i osbe-se per krizen ne bjellorusi

Sondazh

Poll