Politike

Kriza në Bjellorusi/ Rama: Nuk duam të mbajmë anë, tri gjërat që duhet të kemi të qarta

28 Gusht 2020, 08:40 Nga DOSJA
Kriza në Bjellorusi/ Rama: Nuk duam të mbajmë anë, tri

VJENË- Kryeministri Edi Rama përpara anëtarëve të Këshillit Special të OSBE-së në Vjenë ka deklaruar se për krizën në Bjellorusi duhet të kenë tre pika parasysh. Gjatë fjalës së tij Rama theksoi se OSBE-ja duhet të japë ndihmën e saj, nuk duhet të ndërhyjë në çështjet e brendshme bjelloruse  dhe nuk duhet të mbajë anë.

“Secili duhet të bëjë atë që mundet për të ndihmuar dhe OSBE-së për të ndihmuar Bjellorusinë në këtë udhëkryq mjaft të rrezikshëm, është e vështirë, ndasitë janë të thella, dhuna gati të shpërthejë. Por që vendi të ecë përpara në mënyrë të sigurt, do të duhet mirëkuptim dhe bashkëpunim. Dhe roli ynë duhet të jetë që të ndihmojmë që kjo të ndodhë. Bëj tre gjëra të qarta, e para; sado të forta të jenë opinionet që kemi, nuk na takon të ndërhyjmë në çështjet e brendshme bjelloruse. Së dyti sa do të forta të jenë ndjenjat, nuk na takon të marrim anë. Së treti nuk po kërkojmë dhe as nuk duhet të kërkojmë rolin e ndërmjetësimit mes dy palëve, thjesht të ndihmojmë Bjellorusinë si një prej nesh. Shqetësimet lidhur me zgjedhjet janë të qarta, nuk mundën të vëzhgoheshin nga OSBE dhe kjo ishte shqetësuese. Analizat për votimin kanë theksuar arsyet për këtë shqetësim. Është një  makth për Bjellorusinë dhe popullin. Ne nuk duhet të rrimë mënjëanë”, u shpreh Rama.

Sot  kryeministri Edi Rama nën cilësinë e kreut të OSBE-së, përpara Këshillit Special në Vjenë i ka bërë thirrje presidentit bjellorus, Aleksandër Lukashenko që të pranojë ofertën për dialog, me qëllim që palët në vend të pajtohen. Ai ka deklaruar se OSBE-ja ka për qëllim të japë ndihmën e saj, nuk mban anë dhe nuk do të ndërhyjë në çështjet e brendshme bjelloruse.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ne vjene kriza ne bjellorusi edi rama ne vjene kriza ne bjellorusi

Sondazh

Poll