Politike

Kriza në Bjellorusi/ Rama i bën thirrje Lukashenkos: Prano ofertën për dialog, duam të parandalojmë përshkallëzimin e si

28 Gusht 2020, 08:20 Nga DOSJA
Kriza në Bjellorusi/ Rama i bën thirrje Lukashenkos: Prano

VJENË- Kryeministri Edi Rama nën cilësinë e kreut të OSBE-së  përpara Këshillit Special në Vjenë i ka bërë thirrje presidentit bjellorus, Aleksandër Lukashenko që të pranojë ofertën për dialog për të zgjidhur krizën.

Kryesia shqiptare do i qaset kësaj përpjekje pa axhendë të paracaktuar, u takon atyre të bien dakord si do të ecë përpara Bjellorusia. Kryesia do të ecë pa reshtur për të ndihmuar. Do të sigurohemi që të mbetet kështu gjatë gjithë kohës, pa imponuar asgjë. Së fundi, kryesia beson se cdo marrëveshje dhe garanci duhet respektuar nga i gjithë komuniteti, nëse biem dakord për dicka duhet ti përmbahemi. Organizata jonë mund ta bëjë këtë perspektivë, të angazhohem, të dëgjoj, kuptoj dhe mbështes në gjendje të bëj. Jam gati ta bëj të funksionojë. U bëj thirrje autoriteteve bjelloruse, ju lutem jepini një mundësi kësaj oferte, përfitoni nga ky moment, që Bjellorusia t’i largohet përballjes dhe të përpiqet për dialog dhe pajtim”,  u shpreh Rama.

Krue i OSBE-së shtoi më tej se nuk duan të ndëhyjnë në çështjet e brendshme të vendit, por vetëm të ndihmojnë për zgjidhjen e krizës. Ai theksoi se duhet të parandalohet përshkallëzimi i situatës.

“Nuk duam të ndërhyjmë por duam të ndihmojnë Bjellorusinë. OSBE duhet të bëjë ç’të mundet për shtetin bjellorus. Të jemi të angazhuar karshi tyre.  Këto janë parime dhe duhen vlerësuar. Dua që OSBE-ja të bëhet ndërmjetësuese në dialogun e Bjellorusisë. Nuk na takon të marrim anë, ne do të ndihmojmë. Ne do të bëjmë këshillim si palë e tretë. Ne kemi shumë energji dhe kaq shumë angazhim demokratik. Duhet të ketë dialog mes qeverisë dhe forcave të radhitura kundër saj. Duhet të parandalojmë përshkallëzimin e situatës. Ne mund të ndihmojmë këtë, por nuk e zgjidhim këtë, kjo zgjidhet në Minsk. Në këtë moment shenjat nuk janë të mira, nuk ka dialog, nuk ka përgjigje”, tha kryeministri shqiptar.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama kriza ne bjellorusi rama ne vjene edi rama kriza ne bjellorusi rama ne vjene

Sondazh

Poll