Politike

Zgjedhjet në Mal të Zi/ Bushati thirrje bashkëkombësave: Votoni partitë shqiptare, kështu mund të mbroni të drejtat tuaj

28 Gusht 2020, 08:12 Nga DOSJA
Zgjedhjet në Mal të Zi/ Bushati thirrje bashkëkombësave:

TIRANË- Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka deklaruar se në zgjedhjet e së dielës shqiptarët e Malit të Zi të votojnë për partitë shqiptare. Nëpërmjet një postimi në Facebook, Bushati shprehet se bashkëkombasit duke votuar partitë shqiptare kanë mundësi të mbrojnë e promovojnë të drejtat e tyre.

“Para një viti në Tuz, kësaj të diele në Ulqin, Guci, Plavë dhe në të gjithë Malin e Zi, duke votuar masivisht për kandidatët dhe partitë politike shqiptare të grupuara në dy koalicione, shqiptarët kanë mundësi të mbrojnë e promovojnë të drejtat e tyre në bashkëjetesë me malazezët dhe grupet e tjera etnike dhe njëkohësisht të fuqizojnë identitetin euro-atlantik të Malit të Zi.”, shprehet Bushati.

Reagimi i plotë:

Këtë të dielë Mali i Zi zhvillon zgjedhjet parlamentare. Zgjedhje këto përcaktuese për koordinatat e stabilitetit politik dhe orientimin strategjik të fqinjit tonë. Shqiptarët në Malin e Zi kanë qenë vendimtar në shpalljen dhe garantimin e pavarësisë në vitin 2006 dhe anëtarësimin në NATO në vitin 2017.

Para një viti në Tuz, kësaj të diele në Ulqin, Guci, Plavë dhe në të gjithë Malin e Zi, duke votuar masivisht për kandidatët dhe partitë politike shqiptare të grupuara në dy koalicione, shqiptarët kanë mundësi të mbrojnë e promovojnë të drejtat e tyre në bashkëjetesë me malazezët dhe grupet e tjera etnike dhe njëkohësisht të fuqizojnë identitetin euro-atlantik të Malit të Zi.

Maksimizimi i votës dhe forcimi i përfaqësimit të partive shqiptare në parlament, shoqëruar me thellimin e partneritetit me forcat progresiste malazeze përbën garanci për sigurimin e stabilitetin politik në vend, rrugën euro-atlantike, dhe respektimin e të drejtave të shqiptarëve në Mal të Zi. Një fqinj stabël, demokratik, në harmoni ndëretnike, anëtar i NATO-s dhe bashkëudhëtar në rrugën drejt anëtarësimit në BE, është në interesin e Shqipërisë dhe promovimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë në Europën Adriatike.

Zgjedhjet në Mal të Zi pritet të zhvillohen të dielën,  ku garojnë edhe partitë shqiptare. Ato kanë një listë të përbashkët, me qëllim maksimizimin e votave. Ndërkohë, dje Edi Rama tregoi mbështetje për partitë shqiptare, por përkrahu edhe Milo Gjukanoviç. Ndërsa presidenti Ilir Meta dhe kreu i PD-së Lulzim Basha  iu bën thirrje bashkëkombësave që të votojnë për partitë shqiptare.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ditmir bushati zgjedhjet në mal të zi ditmir bushati zgjedhjet në mal të zi

Sondazh

Poll