Politike

Kriza në Bjellorusi/ Rama nga Këshilli Special thirrje Lukashenkos: Prano ofertën për dialog, s’duam të ndërhyjmë apo t

28 Gusht 2020, 08:02 Nga DOSJA
Kriza në Bjellorusi/ Rama nga Këshilli Special thirrje Lukashenkos:

VJENË- Kryeministri Edi Rama nën cilësinë e kreut të OSBE-së, përpara Këshillit Special në Vjenë i ka ka bërë thirrje presidentit bjellorus, Aleksandër Lukashenko që të pranojë ofertën për dialog për zgjidhjen e krizës në këtë shtet. Rama gjatë fjalës së tij tha se qëllimi i ofertës nuk është ndërmjetësimi në kuptimin e vjetër, por lehtësimi i dialogut mes palëve. Ai foli për një pajtim të qeverisë dhe forcave të tjera në vend.

Kreu i qeverisë shqiptare sqaroi më tej se situata në Minsk nuk është aspak mirë dhe mund të pëshkallëzohet nga minuta në minutë, prandaj dhe OSBE-ja duhet të ketë të qarta tri gjëra. Ai iu theksoi anëtarëve të pranishëm në mbledhje se OSBE-ja duhet të japë vetëm ndihmën e saj, nuk duhet të ndërhyjë në çështjet e brendshme bjelloruse  dhe nuk duhet të mbajë anë.

Më herë kryeministri Edi Rama zhvilloi edhe një takim me Miguel Bergeer, Sekretar i Shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme Gjermane.  Në fokus të këtij takimi ishte kriza   politike në Bjellorusi.

Çfarë po ndodh në Bjellorusi?

Prej javësh, Bjellorusia është përfshirë në një kaos politik. Zgjedhjet e fituara nga Lukashenko, që ka qeverisur për më shumë se 26 vite, dhe ndodhet në mandatin e tij të gjashtë, janë konsideruar të paligjshme dhe nuk janë njohur nga BE. BE vendosi saksione kundër zyrtarëve të lartë në Bjellorusi, ndërsa tentativat e kancelares gjermane, Angela Merkel për ndërmjetësim me Lukashenkon kanë dështuar pasi ai nuk ka pranuar që të flasë me kancelaren në telefon.

Kryeministri shqiptar, Edi Rama hyri në këtë debat, duke propozuar dialog mes tij, presidentit bjellorus Llukashenko dhe lideres së opozitës, SvetlanaTikhanovkaya. SHBA i ka bërë thirrje që Llukashenkos të pranojë ftesën për dialog, ndërsa Rusia ka kërkuar të mos ketë ndërhyrje nga jashtë për të zgjidhur krizën.

Edhe BE-ja, përmes një deklarate zyrtare nga Presdenti Macron dhe Mercel ka mbështetur ndërhyrjen e OSBE-së në këtë debat. Gjithsesi, deri më tani, nuk ka pasur asnjë shenjë pranimi nga Lukashenko.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama miguel bergeer propozimi i osbe-se per krizen ne bjellorusi rama ne vjene edi rama miguel bergeer propozimi i osbe-se per krizen ne bjellorusi rama ne vjene

Sondazh

Poll