Politike

Takimi i Ramës me Zv.Sekretarin amerikan, Kim: Falenderojmë kreun e OSBE për iniciativën, qeveria e Bjellorusisë të angazh

27 Gusht 2020, 20:57 Nga DOSJA
Takimi i Ramës me Zv.Sekretarin amerikan, Kim: Falenderojmë kreun e

TIRANË -Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka reaguar pas takimit të kryeministrit Edi Rama nën cilësinë e kreut të OSBE me Zv. Sekretarin e Shtetit Amerikan, Stephen Biegun. Kim ka falenderuar Ramën për iniciativën, ndërsa ka kërkuar që qeveria bjelloruse të pranojë ofertën dhe të angazhojë të gjitha palët e interesit.

Më tej ajo shton se dialogu është i nevojshëm për të gjetur një zgjidhje për krizën në Bjellorusi.

Zv. Sekretari Biegun u takua me liderin e OSBE, Edi Rama. Ne falenderojmë kreun e OSBE për inciativën e tij dhe kërkojmë ugjentisht që qeveria e Bjellorusië të pranojë ofertën për të angazhuar të gjitha palët e interesit. Ashtu si citoi edhe kreu i OSBE, dialogu i hapur dhe konstruktiv është i nevojshëm për të gjetur një mënyrë për ta çuar para Bjellorusinë “, shkruan Kim nw Twiter.

Kryeministri Edi Rama u takua sot me Zv.sekretarin e shteti amerikan, Stephan Biegun. Takimi vjen një ditë para mbledhjes së Këshillit Special të OSBE, ku në fokus do të jetë gjetja e një zgjidhje për tensionet në Bjellorusi pas zgjedhjeve.

Kryeministri shqiptar, Edi Rama më 17 gusht, propozoi të ulte në dialog presidentin bjellorus Llukashenko dhe lideren e opozitës, SvetlanaTikhanovkaya. Rama do të shkojë në takimin e ndërmjetësimit, së bashku me ministren e Jashtme suedeze, Ann Linde, e cila merr kryesimin e OSBE në janar.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama yuri kim edi rama yuri kim

Sondazh

Poll