Politike

Rama humb ‘mprehtësinë’? I acaruar me akuzat për detin që po merr Greqia, kërkoi të vinte vetulla por…Gabimi që bë

27 Gusht 2020, 17:32 Nga DOSJA
Rama humb ‘mprehtësinë’? I acaruar me akuzat për

TIRANË– Kryeministri Edi Rama zgjodhi që të reagonte sot për të sqaruar të gjithë “të shqetësuarit” lidhur me kërkesën e Greqisë për t’u zgjeruar me 12 milje në detin Jon. I mërzitur dhe i shqetëusuar nga mungesa e informimit të shqiptarëve për Konventat Ndërkombëtare të detit, Rama e nisi shkrimin e tij me një shprehje në latinisht: Ignorantia non est argumentum, padituria nuk është argument thonë latinët.

Por duke dashur që të ironizonte të gjithë ata që kishin mungesë njohurish, bëri të njëjtën gjë vetë. Shprehja e përdorur nga Rama është latine, por ka autor një filozof të shekullit të 17-të, Baruch Spinoza. Pra është thjesht në latinisht por jo e përdorur nga romakët, ashtu siç edhe pretendon kryeministri i vendit.

Baruch Spinoza, i cili me shprehjen e tij impresionoi edhe kreun e qeverisë, ishte një filozof holandez me prejardhje çifute, i cili konsiderohet si një nga racionalistët më të mëdhenj të filozofisë së shekullit të 17-të. 

Kohët e fundit, kreu i qeverisë është kapur ‘mat’ disa herë duke gabuar me postimet e tij, të cilat ose i citon keq, ose i transformon. Por mesa duket së fundmi, Rama e ka humbur “mprehtësinë” e tij, me të cilën edhe krenohet. (Shiko këtu)

Në të këtilla raste, për të disatën herë këshillojmë një rikontroll të informacioneve në motorin e kërkimit në “Google”.

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike baruch spinoza edi rama greqia merr 12 milje nga deti jon baruch spinoza edi rama greqia merr 12 milje nga deti jon

Sondazh

Poll

Politike 27 Gusht 2020, 11:05

TIRANË- Partia Demokratike ka përmbyllur fazën e parë e përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë. Në një njoftim të shpërndarë për mediat, PD njofton se ja...