Rama shkon në Vjenë, para mbledhjes me Këshillin Special takon zv.sekretarin e shtetit amerikan
27 Gusht 2020, 17:34Nga DOSJA
VJENË– Kryeministri Edi Rama ka zbarkuar në Austri, ku do të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Special nën “petkun” e kreut të OSBE. Pak para mbledhjes së Këshillit Special, Rama ka zhvilluar një takim me zëvendës-sekretarin e Shtetit amerikan, Stephen Biegun.
Kreu i qeverisë ka shprehur kënaqësinë për vëmendjen që mori nisma e OSBE.
“Më vjen shumë mirë që nisma jonë mori një vëmendje të tillë. Është një përgjegjësi shumë e madhe por në të njëjtën kohë shkon në drejtim të një procesi ku OSBE nuk do të jetë ndërmjetëse, por një përfaqësuese e një procesi ndërmjetësimin”, ka thënë Rama
Më tej kryeministri shqiptar, ka zbuluar se nuk ka marrë ende konfirmim nga presidenti Aleksandër Lukashenko për takimin.
Ditën e nesërme në Austri do të zhvillohet Mbledhja e Këshillit Special të OSBE, ku në fokus të diskutimeve do të jetë gjetja e një zgjidhjeje për krizën në Bjellorusi. Kryeministri shqiptar, Edi Rama më 17 gusht, propozoi të ulte në dialog presidentin bjellorus Llukashenko dhe lideren e opozitës, SvetlanaTikhanovkaya. Rama do të shkojë në takimin e ndërmjetësimit, së bashku me ministren e Jashtme suedeze, Ann Linde, e cila merr kryesimin e OSBE në janar.
SHBA i ka bërë thirrje që Llukashenkos të pranojë ftesën për dialog, ndërsa Rusia ka kërkuar të mos ketë ndërhyrje nga jashtë për të zgjidhur krizën. Edhe BE-ja, përmes një deklarate zyrtare nga Presdenti Macron dhe Mercel ka mbështetur ndërhyrjen e OSBE-së në këtë debat.
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Kryeministri Edi Rama zgjodhi që të reagonte sot për të sqaruar të gjithë “të shqetësuarit” lidhur me kërkesën e Greqisë për t’u zgjeruar me 12 mil...
TIRANË– Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla u është përgjigjur deklaratave të presidentit Ilir Meta lidhur me kërkesën e G...
TIRANË- Partia Demokratike ka përmbyllur fazën e saj të parë të selektimit të kandidatëve për deputetë dhe kryetarë bashkie për zgjedhjet e ardhshme. Në nj...
MAL I ZI-Kreu i Unionit Demokratik të Shqiptarëve dhe njëkohësisht anëtar i koalicionit shqiptar “Bashkë Nji Za”, Mehmed Zenka, i ka quajtur shqetësuese deklara...
TIRANË – Lëvizja Vetëvendosje ka dalë kundër deklaratës së kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis, se Greqia do të zgjerohet me 12 milje në detin Jon. Sip...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me çështjen e kufirit detar me Greqinë, një ditë pasi kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis njof...
VLORË- Presidenti i Republikës Ilir Meta i ka siguruar shqiptarët se do të jetë gjithnjë në krah të tyre për të mbrojtur interesin e vendit. Një ditë pas d...
Politike27 Gusht 2020, 11:05
TIRANË- Partia Demokratike ka përmbyllur fazën e parë e përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë. Në një njoftim të shpërndarë për mediat, PD njofton se ja...
TIRANË- Ish-deputetja Grida Duma, ka shkuar në shkollën “Sami Frashëri”, dhe ka marrë në pyetje disa nga nxënësit që kanë ndjekur mësimet në këtë godinë, p...
TIRANË-Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet, e drejtuar nga Shpëtim Idrizi, iu ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që jetojnë në Mal të Zi të votojnë mas...