Politike

12 miljet e Greqisë/ Balla i përgjigjet Metës për çështjen e detit: Bashkë me Bashën e Berishën keni qenë avokatë të

27 Gusht 2020, 16:08 Nga DOSJA
12 miljet e Greqisë/ Balla i përgjigjet Metës për

TIRANË– Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla u është përgjigjur deklaratave të presidentit Ilir Meta lidhur me kërkesën e Greqisë për zgjerimin në 12 milje. Me anë të një postimi në rrjetet e tij sociale, Balla ka rikujtuar marrëveshjen detare me Greqinë, e cila u hodh poshtë nga Gjykata Kushtetuese në vitin 2009.

Pa komentuar kërkesën e Greqisë për zgjerim, socialisti Balla shkruan se ishte PS-ja ajo që e kundërshtoi paktin detar.

“Marrëveshja u nënshkrua publikisht, por teksti dhe hartat e marrëveshjes u mbajtën të fshehta. Në tetor të 2009, një muaj pas zyrtarizimit të qeverisë Berisha-Meta, GRUPI PARLAMENTAR I PARTISË SOCIALIST i kërkoi Gjykatës Kushtetuese rrëzimin e marrëveshjes si antikombëtare,”-shkruan ndër të tjera Balla. 

Reagimi i Ballës, vjen pas atij të presidentit Meta, i cili reagoi lidhur me deklaratën e djeshme të kryeministrit grek për zgjerim, duke u shprehur se do t’i përmbahej vendimit që kishte marrë Kushtetuesja vite më parë. Ndërkohë në reagimin e tij, Meta nuk e përmendi faktin që kërkesa e Greqisë për zgjerim është e drejtë legjitime, e cila i përcaktohet nga Konventat Ndërkombëtare për Hapësirat Detare.

POSTIMI I PLOTË: 

KUJTESË PËR VENDIMIN E GJYKATËS KUSHTETUESE QË HODHI POSHTË MARRËVESHJEN E LULEZIM BASHËS PËR DETIN. MË 27 prill 2009, dy muaj para zgjedhjeve parlamentare, Lulzim Basha, në atë kohë Ministër i Jashtëm, vasal i bindur i Sali Berishës, firmosi marrëveshjen detare me Greqinë, nga e cila Athina përfitonte 354.4 km2 sipërfaqe ujore në detin Jon të Shqipërisë. Marrëveshja u nënshkrua publikisht, por teksti dhe hartat e marrëveshjes u mbajtën të fshehta. Në tetor të 2009, një muaj pas zyrtarizimit të qeverisë Berisha-Meta, GRUPI PARLAMENTAR I PARTISË SOCIALIST i kërkoi Gjykatës Kushtetuese rrëzimin e marrëveshjes si antikombëtare. Në 26 nëntor 2009, Gjykata Kushtetuese shqyrtoi paraprakisht kërkesën tonë, ku vendosi kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare dhe legjitimimin e PS-së si palë ankimuese. Seancat në Gjykatën Kushtetuese zgjatën deri në prill të vitit 2010, ndërsa u karakterizuan nga debate dhe polemika të forta. Për të mbrojtur marrëveshjen e me Greqinë, Sali Berisha kishte angazhuar si avokate të qeverisë së tij Marsida Xhaferllarin, të cilën Ilir Meta si President me një dekret të paligjshëm e ka pseudo-shpallur gjyqtare kushtetuese. Sali Berisha, Lulezim Basha dhe Ilir Meta ishin publikisht tre avokatët kryesorë të Marrëveshjes, kundër interesave të Shqipërisë. Partia Socialiste e kundërshtoi publikisht paktin detar dhe përfaqësohej në Gjykatën Kushtetuese nga deputetë të Grupit Parlamentar, të ndihmuar edhe nga koloneli nderuar Myslym Pasha dhe ekspertë të tjerë. Ajo Marrëveshje u rrëzua! PARTIA SOCIALISTE MBETET GJITHMONË NË KRAHUN E DUHUR TË HISTORISË.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike greqia merr 12 milje nga deti jon taulant balla greqia merr 12 milje nga deti jon taulant balla

Sondazh

Poll

Politike 27 Gusht 2020, 11:05

TIRANË- Partia Demokratike ka përmbyllur fazën e parë e përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë. Në një njoftim të shpërndarë për mediat, PD njofton se ja...