Politike

“Mbyllja mikrofonin”, sherr me Ralf Gjonit dhe Ruçit në parlament, kreu i kuvendit bën premtimin

  • Seanca plenare/ Opozita shtohet me 3 deputetë, grabitja në Rinas “zbarkon” në Kuvend
  • Deputeti Ralf Gjoni ka replikuar me kreun e Kuvendit Gramoz Ruçin dhe pasi nuk është lejuar të replikojë pas fjalës së ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshajt. Gjoni ka kërkuar që të ndryshohet rregulloja për replikat dhe kjo i është premtuar edhe nga Ruçi.
    Featured image of article: “Mbyllja mikrofonin”, sherr me Ralf Gjonit dhe Ruçit në parlament, kreu i kuvendit bën premtimin Ralf Gjoni dhe Gramoz Ruçi
    Përditësuar:

    Tiranë- Një debat ka pasur sot mes deputetit të ri, Ralf Gjonit dhe kreut të Kuvendit Gramaz Ruçit në seancën plenare.  Në një moment Gjoni ka kërkuar fjalën për të replikuar por nuk është lejuar nga Ruçi.

    Më pas Gjoni ka kërkuar që të ndryshohet rregulloja për replikat dhe këtë ia premtoi Ruçi se do të bëhet shumë shpejt.  Pas këmbënguljes Gjoni foli vetëm shumë pak dhe kritikoi Lleshajn në grabitjen në Rinas.

    Por fjalën e tij Gjoni e pati vetëm disa minuta dhe Ruçi menjëherë i hoqi fjalën dhe u shpreh: “Mbyllja mikrofonin ju lutem. Mund të ulesh. Çfarë keni mo?”. Mos lejimin e replikave Gjoni e quajti skandal.

    Gjoni në fajlën e parë që pati sot në parlament kërkoi interpelancë  me ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshajn dhe tha se presidenti  duhet të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare.

    DEBATI: 

    Ruçi: Nuk ta jap fjalën.

    Gjoni: S’ke të drejtë, ky është skandal, dua të flas. Të ndryshohet rregullorja.

    Ruçi: Shumë shpejt do të ndryshoj rregulloren. Jo të lutem i kam dhënë  fjalën zonjës Hajdari. Mësohuni me rregullat.

    Gjoni: E drejta e replikës duhet.

    Ruçi: Mbyllja mikrofonin ju lutem. Mund të ulesh. Çfarë keni mo?

    Gjoni: E njoh shumë mirë rregulloren,dua ti sqaroj zotit ministër. Nuk i kam kërkuar dorëheqjen sot. Nuk flasim për imagjinatë. Flasim për një detyrim. Pse i bini nga Kina? Mirë brenda aeroportit por jashtë aeroportit? Aeroport që ruhet me ushtri? Çfarë jemi ne?

    J.V/Dosja.al 

     

    Shto Koment