Politike

KQZ u dha mandatin 2 deputetëve, Përmeti dhe Bojaxhi dorëzojnë formularin e dekriminalizimit (EMRAT)

9 Prill 2019, 10:53 Nga DOSJA
KQZ u dha mandatin 2 deputetëve, Përmeti dhe Bojaxhi

Tiranë-Andi Përmeti, kandidati për deputet në qarkun e Korçës në listat e PD-së ka dorëzuar në KQZ formularin e dekriminalizmit. Ai njihet si nga kritikët Bashës dhe pritet të jetë pjesë e parlamentit.

Po ashtu dhe nga LSI, një prej kandidatëve që ka dorëzuar formularin e dekriminalizmit është Eugen Bojaxhiu, i cili ka garuar në zgjedhjet e shkuara në listën e qarkut të Beratit. Bojaxhiu është me profesion mjek patolog dhe ka kandiduar në zgjedhjet e shkuara në siglën e LSI-së, i renditur në listën e kandidatëve me numrin 6.

Gjatë mbledhjes të zhvilluar KQZ-ja iu ka dhënë mandatin deputetëve të rinj Arlind Çarçanit dhe Halil Jakimit. Kujtojmë që Halil Jakimit iu shty pak ditë më parë mandatimi nga KQZ pasi duhet të jepte dorëheqjen nga Këshilli Bashkiak i Dibrës.

Ndërsa Arlind Çarçani i cili është kreu i FRPD-së në Ersekë, është drejt marrjes së mandatit të deputetit. Deri më tani numuri i deputetëve të rinj që pranuar mandatet ka shkuar në 22.

 Deputetët e “Opozitës së Re” 

Partia Demokratike

Lëvizja Socialiste për Integrim

J.V.Dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike arlind çarçani djegia e mandateve te opozites eugen bojaxhi halil jakimi arlind çarçani djegia e mandateve te opozites eugen bojaxhi halil jakimi

Sondazh

Poll