Sport

FOTO/ Lajmi që të gjithë e prisnin,Messi thyen heshtjen, argjentinasi zbulon të ardhmen e tij

26 Gusht 2020, 13:03 Nga DOSJA
FOTO/ Lajmi që të gjithë e prisnin,Messi thyen heshtjen,

ANGLI-Deri në mbrëmje dukej pothuajse e pabesueshme, por Lionel Messi po ndahet me Barcelona pas 20 vjetësh. “Pleshti” ka komunikuar me faks në klubin katalanas se ai synon të largohet nga dhe dëshiron ta bëjë këtë duke ushtruar klauzolën e njëanshme. Një tërmet i vërtetë që ka tronditur tifozët në të gjithë botën, të cilët tani po pyesin se ku do të luajë argjentinasi sezonin e ardhshëm.

Messi hesht, por nga profili i tij në Instagram vjen një sinjal që mund të interpretohet si një çelës merkatoje: numri 10, në të vërtetë, ka filluar të ndjekë Manchester Cityn, për më tepër, në Angli Messi do të takohej me mikun e tij Guardiola, me të cilin fitoi gjithçka.

Kjo ishte mjaftueshëm për të gëzuar tifozët anglezë. Për momentin është vetëm një follow (ndjekje), por mjaftoi për të ngritur një hipotezë. E ardhmja në Premier League? Kjo mbetet për t’u parë.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport guardiola manchester city messi guardiola manchester city messi

Sondazh

Poll