Sport

VIDEO/ Vuan nga problemet në zemër, futbollisti i Ajax frikëson shokët, bie në fushë gjatë miqësores

26 Gusht 2020, 12:24 Nga DOSJA
VIDEO/ Vuan nga problemet në zemër, futbollisti i Ajax frikëson

HOLANDË-Futbollisti i Ajax Daley Blind ka frikësuar skuadrën dhe tifozët teksa u shtri në fushë gjatë një miqësore kundër Hertha Berlin. Lojtari holandez ra në hyrje të zonës teksa po vraponte. Ai u zëvendësua menjëherë nga trajneri Erik Ten Hag, i cili zbuloi pas takimit se pompa artificiale e vendosur në zemrën e 30-vjeçarit u fik duke shkaktuar humbjen e kontrollit të lojtarit.

Klubi do të kryejë tashmë kontrolle të reja klinike, por Blind nuk e ka për herë të parë këtë lloj situate. Në dhjetor 2019, kur ende mbante veshur fanellën e Manchester United, mbrojtësi ka patur të njëjtin shqetësim në një sfidë të Champions League kundër Valencias.

“Pompa kardiovaskulare e Dejli Blindit u fik. Ai u zëvendësua menjëherë pas ndeshjes dhe tani ndihet mirë. Po monitorojmë gjendjen e tij shëndetësore”, u shpreh trajneri i Ajaksit Ten Hag.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport ajax daley blind ajax daley blind

Sondazh

Poll