Sport

FOTO/ “Unë kërkoj që të ndërpres kontratën e punës”, zbulohet dokumenti ku Messi kërkon largimin nga Barcelona

26 Gusht 2020, 09:23 Nga DOSJA
FOTO/ “Unë kërkoj që të ndërpres kontratën e

SPANJË-Media argjentinase TYC Sports, pasditen e të martës raportoi lajmin e bujshëm se Lionel Messi ka vendosur të largohet nga Barcelona, lajm që mori konfirmime edhe nga mediat spanjolle dhe nga ish-futbollistë e njerëz të sportit të cilët e bënë akoma më të besueshëm këtë lajm. Një dokument që u publikua dhe më pas u fshi por kaq mjaftoi që ai të vazhdojë të bëjë xhiron e botës në mediat e tjera ndërkombëtare. Ja çfarë shkruan Messin në letrën që i ka dërguar klubit blaugrana.

“Unë kërkoj që të ndërpres kontratën e punës, që unë kam aktualisht në klubin tuaj, bazuar në klauzolën 24 që është në fuqi. Unë jam mirënjohës për të gjitha mundësitë, për rritjen personale dhe përgatitjen profesionale, që më janë ofruar gjatë kohës që kam punuar në klub.Ato mësime më lejuan të konsolidoj profilin tim teknik dhe njerëzor. Për arsye personale marr këtë vendim të vështirë, që shpresoj që të kthehet në një të mirë të klubit”, shkruhet në letrën e Messit.

Mbetet për t’u parë tashmë se cila do të jetë përgjigjia e Barcelonës, a do ta lejojë yllin argjentinas të largohet apo do të nisë një luftë ligjore me të, duke prishur atë marrëdhënie të shkëlqyer që të dyja palët kanë ndërtuar në këto 20 vite.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport barcelona messi barcelona messi

Sondazh

Poll