Sport

Tirana superiore, tre raste por nuk shënoi dot, Crvena po e frikëson vetëm me emrin, ja si përfundoi pjesa e parë

25 Gusht 2020, 18:59 Nga DOSJA
Tirana superiore, tre raste por nuk shënoi dot, Crvena po e frikëson

TIRANË– Tirana po luan gjithçka për gjithçka, për të shpresuar te një kualifikim i mundshëm, i cili do të ishte historik për klubin.

Deri më tani bardheblutë duken më superiorë. Në minutën e 19-të Ernest Muçi provon me një goditje të rrezikshme në hyrje të zonë, topi shkon ngjitur me shtyllën!

Po ashtu edhe Kale në minutën e 25-të, por më e rrezikshmja ishte tentativa e Hoxhallarit në minutën e 43-të nga goditja e dënimit që u grushtua nga portieri serb. Ndërkohë Crvena nuk u tregua asnjëherë e rrezikshme me portierin Ilion Lika që në këtë pjesë, nuk pati shumë punë.

(e.ç./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport ndeshja tirana-crvena zvezda ndeshja tirana-crvena zvezda

Sondazh

Poll