Sport

“Faleminderit për mikëpritjen”, Stankovic i jep dorën kundërshtarit dhe mahnitet nga Muçi: I thashë që…

25 Gusht 2020, 20:32 Nga DOSJA
“Faleminderit për mikëpritjen”, Stankovic i jep dorën

Në përfundim të ndeshjes Tirana-Crvena Zvezda foli trajneri serb Dejan Stankovic.

NDESHJA– “Nuk është se ka rëndësi sa gola janë bërë, 1 apo 10. Ne kualifikimin e marrim. Kishim një ekip shumë të përgatitur dhe të mirë përballë nesh, prandaj bravo dhe bravo për Tiranën. Fati është një faktor shumë i rëndësishëm në jetë dhe në sport. Fatin duhet ta meritosh. Kjo do të thotë që ne e kemi merituar fatin. Edhe frika është pjesë e sportit, lojës dhe jetës. Frikë jo por i shqetësuar në ato momente patjetër që isha.

ERNEST MUÇI- Unë si një ish-futbollist e urova dhe i thashë Mucit që të vazhdojë të luajë në atë mënyrë. Ishte një fair play.

CRVENA ZVEZDA– Frika është gjithashtu pjesë e lojës dhe isha I shqetësuar te momenti i shtyllës. ushti ka qenë goxha i fortë për ne. Nuk mund të them që nuk jam i kënaqur me ekipin.

AMBJENTINI NË TIRANË– Mikpritja shqiptare? E thash edhe dje, por do përsëris dhe sot që kam përshtypjen e mirë për njerëzit që nga mikëpritën, faleminderit nga zemra”.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport tirana tirana

Sondazh

Poll