Sport

Mëkat! Tirana bën lojën dhe rastet, Crvena fiton mes fatit

25 Gusht 2020, 20:05 Nga DOSJA
Mëkat! Tirana bën lojën dhe rastet, Crvena fiton mes fatit

TIRANË-Aventura e Tiranës në Ligën e Kampionëve ka marrë fund në turin e dytë eliminator, pasi bardheblutë u mposhtën me rezultatin minimal 0-1 nga serbët e Crvena Zvezdës, në sfidën e zhvilluar në stadiumin “Air Albania”.

Tirana kishte mundësitë e veta,por Crvena u tregua më cinike pasi në vetëm një moment ja dolën të shënonin golin e kualifikimit. Në pjesën e parë bardheblutë ishin më du superiorë. Në minutën e 19-të Ernest Muçi provon me një goditje të rrezikshme në hyrje të zonë, topi shkon ngjitur me shtyllën!

Po ashtu edhe Kale në minutën e 25-të, por më e rrezikshmja ishte tentativa e Hoxhallarit në minutën e 43-të nga goditja e dënimit që u grushtua nga portieri serb. Ndërkohë Crvena nuk u tregua asnjëherë e rrezikshme me portierin Ilion Lika që në këtë pjesë, nuk pati shumë punë.

Edhe pjesa e dytë nis me një kërcënim të serbëve, por kuadrati i Likës shpëton mrekullisht pas një topi të devijuar nga mbrojtja bardheblu, ndërsa Tirana provon sërish me Muçin, që në minutën e 59’ i shkoi pranë golit, por topi i gjuajtur prej tij, u përplas në trupin e portierit dhe u ndal në shtyllë.

Sfida u zhbllokua në minutën e 62-të, kur pas zhvillimeve të një goditjeje nga këndi, portugezi Tomane kërceu mbi të gjithë dhe gjuajti saktë me kokë, duke dërguar topin në rrjetën e portës së Ilion Likës. Vlen të theksohet se serbët ishin favoritë që para takimit, për vetë historinë dhe eksperiencën që kanë, ndërsa Tirana dha maksimumin në 90 minuta, por në fund e penalizoi pikërisht mungesa e eksperiencës dhe fatit.

(e.ç./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport crvena zvezda tirana crvena zvezda tirana

Sondazh

Poll