Sport

Kukësi merr lajmin që donte përpara sfidës me Slavian e Sofies, ja për çfarë bëhet fjalë

25 Gusht 2020, 19:27 Nga DOSJA
Kukësi merr lajmin që donte përpara sfidës me Slavian e

KUKËS– Kukësi merr lajmin që donte përpara sfidës me Slavian e Sofies, përballje kjo e vlefshme për raundin e parë kualifikues për Europa League. Verilindorët do të luajnë ditën e enjte në stadiumin “Air Albania” me synimin kualifikimin për në raundin tjetër. Futbollistët e Kukësit i janë nënshtruar dje testeve për Covid-19, ndërsa në përgjigjet e sotme kanë rezultuar të gjithë negative. Tanimë vëmendja do të jetë në fushë, me klubin kuksian që vijon të jetë I grumbulluar.

NJOFTIMI I KLUBIT TË KUKËSIT

Klubi i Kukësit njofton opinionin se sot janë marrë përgjigjet e testit të dytë që u zhvillua ditën e djeshme!

FATMIRËSISHT, të gjithë kanë rezultuar NEGATIV! Ekipi, stafi teknik, stafi organizativ dhe ndihmësit e kësaj ndeshjeje, kanë rezultuar negativ në test!

Skuadra do të zhvillojë nesër stërvitjen e fundit para ndeshjes dhe konferencën e shtypit! Ndeshja do të zhvillohet të enjten në “Air Albania Stadium”, nga ora 20:00.


E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport kukesi slavia e sofies kukesi slavia e sofies

Sondazh

Poll