Politike

Grabitja në Rinas, Kryemadhi: Është cënuar siguria kombëtare, qeveria palë me krimin

11 Prill 2019, 11:07 Nga DOSJA
Grabitja në Rinas, Kryemadhi: Është cënuar siguria

Tiranë- Për grabitjen e 10 milionë eurove në Rinas, Monika Kryemadhi ka deklaruar se në vend është cënuar siguria kombëtare dhe se qeveria është bërë palë me krimin. Sipas Kryemadhit qytetarët nuk janë më të sigurt dhe bëri thirrje për bashkim popullor në protestën që do të mbahen nga opozita e bashkuar në orën 18:00 të ditës së shtunë.

 

Qeveria palë me kimin. Sot qytetarët shqiptarë ndihen të pasigurt sepse aeroporti i Rinasit paraqitet si një objekt i atakueshëm nga kriminelët sa herë ju duhet për ta atakuar këtë institucion, por edhe sa herë që ju duhen para për t’u bërë gati para zgjedhjeve.

Qeveria në vend të marrë përgjegjësit u ikën përgjegjësive, me një sjellje që i dekurajon qytetarët, duke i dhënë mbështetje kriminelëve të cilët nuk ndihen të rrezikuar nga forca e ligjit, por ndihen të mbrojtur nga qeveria.

Qytetarët  e thjeshtë ndihen të pasigurt, sepse nuk është larguar asnjë nga detyra ose të jetë thirrur ndonjë nga prokuroria. Ndërkohë arrestohen ata që luftojnë për të mbrojtur shtëpitë e tyre.Të gjithë ja hedhin fajin njëri-tjetrit duke bërë deklarata boshe. Sa herë që kriminelët hyjnë dhe duan të grabisin është bërë e qartë dështimi i qeverisë. Kësaj qeveria që nuk përfaqëson qytetarët, por përfaqëson bandat. Një polici e dorëzuar dhe e çorganizuar demonstron rënien e shtetit dhe demonstron që një polici e tillë i shërben bandave.

J.V/Dosja.al

 

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike grabitja ne rinas monika kryemadhi grabitja ne rinas monika kryemadhi

Sondazh

Poll