Politike

Manjani ironi për ndrëhyrjen e ushtrisë në Rinas: E kërkova, por jo për t’i shpallur luftë Kinës

11 Prill 2019, 11:43 Nga DOSJA
Manjani ironi për ndrëhyrjen e ushtrisë në Rinas: E

TIRANË- Ish-ministri, Ylli Manjani, ka reaguar me ironi për ngjajren e rëndë të ndodhur dy ditë më parë në Rinas, ku u grabitën 10 milionë euro.

Në një reagim në Facebook, Manjani shkruan se ai ka qenë i pari që ka kërkuar ndërhyrjen e ushtrisë, por jo për ti shpallur luftë Kinës.

“Unë vërtetë thashë njëherë të përdorim ushtrinë, por e kisha për t’i shpallur luftë krimit, jo Kinës…”, tha Manjani.

Deklarata e Ylli Manjanit për ndërhyrjen e ushtrisë është bërë për herë të parë në vitin 2017, në një kohë kur në Shqipëri fenomeni i mbjelljes së kanabisit ishte masiv.

Kujtojmë që grabitja spektakolare ka ndodhur pasditen e së martës në pistën e aeroportit të Rinasit, ku u vodhën 10 milionë euro. Një makinë pa targa mbi të cilën shkruhej “Hetimi Tatimor” vodhi shumën e parave që do të transportohej në më pak se 2 minuta. Pasi kryen grabitjen, 4 autorët u larguan me shpejtësi nga dera e pasme e aeroportit. Gjatë largimit dyshohet se ka pasur edhe një shkëmbim zjarri mes autorëve dhe policisë, ku ka mbetur i vrarë Admir Murataj, i cili njihet si ‘truri’ i grabitjeve. Gjatë grabitjes, Murataj mbante veshur një maskë.

(A.B. Dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike blindohet rinasi nderhyrja e fa ushtria ne rinas vjedhja ne rinas ylli manjani blindohet rinasi nderhyrja e fa ushtria ne rinas vjedhja ne rinas ylli manjani

Sondazh

Poll