Politike

Ushtria në Rinas pas grabitjes, Berisha: Puç antikushtetues, grusht shteti!

11 Prill 2019, 10:22 Nga DOSJA
Ushtria në Rinas pas grabitjes, Berisha: Puç antikushtetues, grusht

TIRANE- Debatit politik për vendosjen e forcave të Armatosura në aeroportin e Rinasit, i është bashkuar edhe ish-kryeministri Sali Berisha. Në një reagim në rrjetet sociale, ish-kryeministri thotë se ky është një puç antikushtetues dhe se është shkelur kushtetuta.

“Ai urdheroi ndrikull Xhaçken ne dhunim flagrant te kushtetutes te kryeje nje akt puçist te mirefillte, shpalosi ushtrine dhe vendosi nen kontrollin e saj aeroportin civil te vetem te vendit te Rinasit.”-thotë Berisha.

Reagimi i plotë:

Nje akt puçist antikushtetues!
Thellohet grushti i shtetit!
Pranohet falimentimi i narkoshtetit!
Te dashur miq, krye krye kreu i meduzes Edvin Kristaq Puçisti kreu dje nje akt tjeter pucist antikushtutues. Ai urdheroi ndrikull Xhaçken ne dhunim flagrant te kushtetutes te kryeje nje akt puçist te mirefillte, shpalosi ushtrine dhe vendosi nen kontrollin e saj aeroportin civil te vetem te vendit te Rinasit.Nderkohe qe forcat e armatosura sipas kushtetutes mund te merrnin kete detyre vetem ne kushte te shpalljes nga paralamenti e pjeseshme apo ne gjithe territorin te gjendjes te jashtezakonshme.
Keshtu Kushtetuta e Republikes se Shqiperise ne piken 1 te nenit 173 stipulon: ”Në rast rreziku për rendin kushtetues dhe për sigurinë publike, Kuvendi, me kërkesë të Këshillit të Ministrave, mund të vendosë në një pjesë ose në të gjithë territorin e shtetit gjendjen e jashtëzakonshme, e cila zgjat për aq kohë sa vazhdon rreziku, por jo më shumë se 60 ditë.”
Kurse
ne piken 2 te nenit 173te Kushtetuta stipulon: “Me vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme ndërhyrja e forcave të armatosura bëhet me vendim të Kuvendit dhe vetëm kur forcat e policisë nuk janë në gjendje të rivendosin rendin”.Ky percaktim i kushtetutes esht sanksionuar gjithashtu ne piken 2,neni 22 i ligjit 64/2014 ”
Per pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e te komandimit te Forcave te Armatosura te RSH,ne te cilen sanksionohet: ”Me vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme, Forcat e Armatosura, me vendim të Kuvendit,pas kërkesës së Këshillit të Ministrave, mund të ndërhyjnë për rivendosjen e rendit, vetëm kur forcat e policisë nuk janë në gjendje ta kryejnë këtë detyrë.”
Pra me dislokimin e njrsive ushtarake per venien e aeroportit civil nen kontrollin e forcave te armatosura pa shpallur ne perputhje me kushtetuten gjendjen e jashtezakonshme, eshte kryer nje veprim puçist antikushtetues dhe de fakto jemi, por ne kundreshtim flagrant me kushtetuten, ne gjendje te jashtezakonshme dhe natyrisht eshte pranuar dhe shpallur kapitullimi i policise.
Duke denuar me ashpersine me te madhe veprimin puçist te krye krye kreut te meduzes Edvin Kristaq Puçistiti, Ndrikull Xhaçkes dhe Shefit te Shtabit te Ushtrise, iu bej thirrje qytetareve te vazhdojme betejen tone fitimtare gjer sa te shporrim sa me pare puçistet, kalbesirat dhe pushtetin e tyre antikushtetues te krimit. sb

Presidenti i Republikës, Ilir Meta kërkoi sot informacion të detajuar nga Shtabi i Përgjithshëm për dërgimin e Ushtrisë në aeroportin e Rinasit.

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka i ka kthyer përgjigjie dhe thotë se  nuk bëhet fjalë për një debat kushtetues, pasi Forcat e Armatosura, po mbrojnë gjysmën e pistës që është ushtarake dhe është në funksion të aleatëve të NATO.

Reagimet vijnë një ditë pasi Ushtria Shqiptare mori nën dorëzim sigurinë dhe kontrollin në aeroportin e Rinasit.

Kryeministri Edi Rama e cilësoi një dështim punën që koncesionari i Rinasit ka bërë me sigurinë në këtë aeroport, ku vetëm 2 ditë më parë, një grup i armatosur i kryesuar nga Admir Murataj grabiti në pistën e avionit plot 10 milionë euro.

Ngjarja ka hapur një debat politik tashmë mbi sigurinë e Rinasit, i vetmi aeroport funksional në Shqipëri. Ministria e Brendshme fajëson koncesionarin se nuk sinjalizoi policinë, ndërkohë që ping-pongu institucional sapo ka nisur.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike blindohet rinasi grabitja ne rinas ilir meta sali berisha ushtria ne rinas blindohet rinasi grabitja ne rinas ilir meta sali berisha ushtria ne rinas

Sondazh

Poll