Politike

Gjylameti: Basha dhe Kryemadhi po tentojnë të minojnë hyrjen e Shqipërisë në BE

11 Prill 2019, 11:31 Nga DOSJA
Gjylameti: Basha dhe Kryemadhi po tentojnë të minojnë hyrjen e

Tiranë– Deputetja Blerina Gjylameti gjatë fjalës së saj në parlament theksoi se Basha dhe Kryemadhi po minojnë hyrjen e Shqipërisë në BE. Sipas saj Basha dhe Kryemadhi janë refuzuar nga shqiptarë pasi partitë e tyre janë pa ide. Ajo theksoi se ata duhet të marrin përgjegjësitë që kanë dhe nuk duhet të mendojnë vetëm për interesat e tyre.

 

Hapja e negociatave do të ishte një tjetër shpullë për opozitën. Pasi pas djegies se mandateve po tentojnë të minojnë hyrjen e Shqipërisë në BE. Me gurë dhe Molotov po mbajnë peng të ardhmen e vendit dhe të fëmijëve tanë. Frika më e madhe e opozitës është procesi i Vetingut. Abuzimi me detyrën ndëshkohet sot, nuk është më si dikur. Shqipëria ka thelluar reformën duke u fiksuar në plotësimin e 5 kritereve kyçe, veçanërisht edhe atë të reformës në drejtësi.
Tashmë që KLGJ dhe KLP janë funksionale është krijuar një bazë e mirë për të arritur shumë shpejt një SPAK të tërë funksional. Kemi shënuar progress në luftën kundër korrupsionit. Mjafton të shohim tabelën ku vëmë re se njerëzit ligjzbatues nuk ndalen.  Po të shikojmë thjesht shifrat ku tregohen kallëzimet penale të mbyllura në punë, kujtojmë se gjithçka është funksionale. Shqiptarët e kanë refuzuar Bashën dhe Kryemadhin se partitë e tyre janë pa ide. Shpresoj që ata të ngrihen në nivelin e përgjegjësisë dhe mos mendojnë vetëm për interesat e tyre.

J.V/F.M/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike blerina gjylameti lulzim basha monika kryemadhi seanca pleanre 11 prill 2019 blerina gjylameti lulzim basha monika kryemadhi seanca pleanre 11 prill 2019

Sondazh

Poll