Politike

Grabitja/ E zbulon Balla: FNSH vrau Admir Muratin, dhe plagosi edhe një tjetër nga grabitësit

11 Prill 2019, 10:16 Nga DOSJA
Grabitja/ E zbulon Balla: FNSH vrau Admir Muratin, dhe plagosi edhe një

TIRANE- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka zbuluar sot nga foltorja e Kuvendit, se Policia e Shtetit ka plagosur edhe një nga grabitësit e arratisur, nga vjedhja në Rinas. “Policia reagoi në kohë. Vrau një grabitës, plagosi një tjetër.”-tha Balla.

Balla thumboi edhe deputetin e ardhur nga LSI, Ralf Gjoni, dhe tha se i pëlqen grinta e tyre.

“Më pëlqen grinta e deputetëve të opozitës dhe shpresoj që kjo të jetë modeli i ri i opozitës funksionale po të kujtoj që në 18 muaj të deputetëve të vjetër nuk patëm mundësi të ndiqnim qoftë edhe një interpelancë të vetme, ju sugjeroj ta bënit me 7 deputetë për të qenë interpelancë urgjentë dhe të jeni të bindur se ministri Lleshi do të përgjigjet.”-tha Balla.

Kryetari i grupit parlamentar të PS, tha se Shqipëria ka një super mbështetje nga vendet anëtare të BE.

“Ne kemi një supermbështetje të vendeve anëtare. Kush merr guximin të flasë në emër të Francës është turp. Në vend të parë renditen populistët. Sot 47% e francezëve mbështesin futjen e vendeve në BE. Ne sot jemi në fazën përfundimtare të paketës së ligjeve. Thirrja ime ndaj jush është që të kemi në seancën pasardhëse, një prej ligjeve. Të miratojmë ligjet e mbetura.”-tha Balla.

Deklaratat e Ballës në Kuvend u bënë 2 ditë pas grabitjes spektakolare në Rinas ku 4 grabitës me në krye Admir Muratajn, morën 10 milionë euro. 

Një makinë pa targa mbi të cilën shkruhej “Hetimi Tatimor” vodhi shumën e parave që do të transportohej në më pak se 2 minuta. Pasi kryen grabitjen, 4 autorët u larguan me shpejtësi nga dera e pasme e aeroportit.

Gjatë largimit dyshohet se ka pasur edhe një shkëmbim zjarri mes autorëve dhe policisë, ku ka mbetur i vrarë Admir Murataj, i cili njihet si ‘truri’ i grabitjeve. Gjatë grabitjes, Murataj mbante veshur një maskë. Ende mister, fati i parave.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike admir murataj grabitja ne rinas seanca plenare 11 prill taulant balla admir murataj grabitja ne rinas seanca plenare 11 prill taulant balla

Sondazh

Poll