Politike

Ushtria në Rinas/ Meta kërkon informacion, Xhaçka: S’pyesim presidentin. Rama: Ndodh edhe në Europë

11 Prill 2019, 09:10 Nga DOSJA
Ushtria në Rinas/ Meta kërkon informacion, Xhaçka:

TIRANE- Presidenti i Republikës, Ilir Meta kërkon sot informacion të detajuar nga Shtabi i Përgjithshëm për dërgimin e Ushtrisë në aeroportin e Rinasit.

Presidenti i ka dorëzuar një kërkesë shefit të Shtabit të FA, gjeneralit Bardhyl Kollcaku ku kërkon informacion mbi bazën ligjore të vendosjes së Ushtrisë në aeroportin e Rinasit.

Përgjigjen ia ka kthyer ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka. Ministrja e Ministrja tha se nuk duhet të krijohet një debat kushtetues, pasi policia ushtarake po bën detyrën. Xhaçka iu përgjigj Metës dhe tha se për këtë çështje nuk ka pse të pyetet presidenti.(Lexo ketu)

Ministrja i referohet ligjit nr. 8543, datë 4.11.1999 “Per ratifikimin e marrëveshjes për statusin e NATO-s dhe personelit te saj”, nenit 11 të tij ku thuhet: NATO-s i garantohet përdorimi i aeroporteve, rrugëve, hekurudhave dhe porteve pa paguar taksa ose detyrime që rrjedhin nga përdorimi i tyre. Megjithatë, NATO nuk do të kërkojë përjashtimin nga pagesat e arsyeshme për shërbime të veçanta, të kërkuara dhe që i janë bërë, por operacionet/lëvizja dhe aksesi nuk do të lejohet që të pengohen nga pagimi i këtyre shërbimeve.

Në të njëjtën linjë është edhe kryeministri Edi Rama. Rama thotë se Meta duhet të gjejë një arsye tjetër për të treguar dhembshurinë për kushtetutën. Si shembull, Rama sjell faktin se grabitjet ndodhin edhe nëpër aeroportet e Europës dhe botës.(Lexo ketu)

Reagimi i presidentit vjen një ditë pasi Ushtria Shqiptare ka marrë nën dorëzim sigurinë dhe kontrollin në aeroportin e Rinasit.

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka tha dje se FA do mbrojë sigurinë e aeroportit.

Kryeministri Edi Rama e cilësoi një dështim punën që koncesionari i Rinasit ka bërë me sigurinë në këtë aeroport, ku vetëm 2 ditë më parë, një grup i armatosur i kryesuar nga Admir Murataj grabiti në pistën e avionit plot 10 milionë euro.

Ngjarja ka hapur një debat politik tashmë mbi sigurinë e Rinasit, i vetmi aeroport funksional në Shqipëri. Ministria e Brendshme fajëson koncesionarin se nuk sinjalizoi policinë, ndërkohë që ping-pongu institucional sapo ka nisur.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bardhyl kollcaku blindohet rinasi grabitja ne rinas ilir meta ushtria ne rinas bardhyl kollcaku blindohet rinasi grabitja ne rinas ilir meta ushtria ne rinas

Sondazh

Poll