Politike

Ushtria në Rinas, Rama: Kush flet për shkelje kushtetute! Shikoni ça bëhet në Paris, Amsterdam, Frankfurt…(Foto)

11 Prill 2019, 10:51 Nga DOSJA
Ushtria në Rinas, Rama: Kush flet për shkelje kushtetute! Shikoni

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas kërkesës që presidenti Ilir Meta i bëri sot shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, për informacion lidhur me vendosjen e ushtrisë në Rinas.

Reagimi i plotë:

Forcat ushtarake në aeroportet e Parisit, Venecias, Frankfurtit dhe Amsterdamit, janë vendosur ashtu si në plot vende të tjera të Europës dhe botës demokratike, si reagim ndaj akteve cënuese për sigurinë e infrastrukturave aeroportuale dhe qytetarëve që i përdorin ato. Ndërkohë beretat e kuqe të policisë sonë ushtarake janë vendosur thjesht në ruajtje të perimetrit të jashtëm të sigurisë. Prandaj kush flet për shkelje kushtetute, gjendje lufte, juntë ushtarake e marrëzira të tjera si këto, le të gjejë ndonjë arsye tjetër për të treguar se sa shumë i dhimbsen Kushtetuta dhe standardet demokratike.

Reagimi i Ramës vjen pas deklaratës së presidentit Ilir Meta, i cili kërkoi sot informacion për bazë ligjore me të cilë Shtabi i Forcave të Armatosura dërgoi ushtrinë në Rinas.

Dy ditë më parë, një grabitje spektakolare ndodhi në Rinas ku u vodhën 10 milionë euro. Një makinë pa targa mbi të cilën shkruhej “Hetimi Tatimor” vodhi shumën e parave që do të transportohej në më pak se 2 minuta.

Pasi kryen grabitjen, 4 autorët u larguan me shpejtësi nga dera e pasme e aeroportit. Gjatë largimit dyshohet se ka pasur edhe një shkëmbim zjarri mes autorëve dhe policisë, ku ka mbetur i vrarë Admir Murataj, i cili njihet si ‘truri’ i grabitjeve. Gjatë grabitjes, Murataj mbante veshur një maskë.

(F.g./Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike blindohet rinasi edi rama grabitja ne rinas blindohet rinasi edi rama grabitja ne rinas

Sondazh

Poll