Politike

Blindoi aeroportin me ushtri, përse urdhri i Ramës është anti-Kushtetues!

11 Prill 2019, 10:12 Nga DOSJA
Blindoi aeroportin me ushtri, përse urdhri i Ramës është

Qeveria e Republikës së Shqipërisë, ditën e djeshme më datë 10.04.2019, kanë bërë faktike veprimin dhe deklarimin publik se perimetri i jashtëm i Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, do të merret në mbrojtje nga Forcat Ushtarake të Shtetit Shqiptar.

Ky veprim i qeverisë Shqiptare në fakt jo vetëm është një autogol që tregon se siguria dhe territorit i vendit është krejtësisht jashtë kontrollit të qeverisë, por është edhe krejtësisht anti kushtetues. Ky urdhër i kryeministrit Rama dhe ministres së Mbrojtjes,  nuk gjen mbështetje Kushtetuese dhe ligjore dhe përpara se ai të kryhet duhet të ekzistojnë kushtet dhe rrethanat të tilla që e bëjnë të domosdoshme sipas ligjit ndërmarrjen e kësaj mase, por njëkohësisht kërkon edhe marrjen një sërë vendimesh përpara se të realizohet në praktikë përdorimi i Forcave Ushtarake.

Referuar nenit 169 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, Presidenti i Republikës, në kohë paqeje, ushtron drejtimin e Forcave të Armatosura nëpërmjet Kryeministrit dhe ministrit të Mbrojtjes.

Në nenin 170 të Kushtetutës, parashikohet  shprehimisht se :

Ndërkohë në nenin 173 të Kushtetutës, parashikohet se:

Ndërkohë në nenin 173 të Kushtetutës, parashikohet se:

Referuar fakteve të bëra publike që në Aeroportin e Rinasit ka ndodhur së fundmi një Grabitje e një shume të konsiderueshme parash të Bankave të në Nivelit të Dytë, ky aktivitet kriminal, që përbën realizimin e veprave penale të vjedhjes nën kërcënimin e armës, nuk përbën shkak ligjor për:

Të shpallur gjendjen e jashtëzakonshme;

Si dhe nuk përbën shkak për të shpallur as gjendjen e fatkeqësisë natyrore.

Pasi në asnjë rrethanë nuk jemi përpara një situate të tillë të përcaktuar nga Kushtetuta dhe ligji.

Kuvendi i Republikës së Shqipërisë referuar asaj që ka ndodhur nuk është investuar apo nuk mund të investohet për të shpallur me vendim këtë lloj gjendjeje dhe në këtë mënyrë dhe autorizimi faktik i Forcave Ushtarake për të marrë në ruajtje territorin e jashtëm të Aeroportit të Rinasi  është krejtësisht i pajustifikuar.

Nëse Këshilli i Ministrave, Kryeministri, Ministri i Mbrojtjes kanë një informacion tjetër sekret për sulme të tjera, apo rrezik të një natyre të veçantë dhe permanent që po i kanoset Republikës së Shqiëprisë në këtë pjesë të territorit, atëherë menjëherë ky informacion duhet të shpërndahet dhe të diktohet menjëherë më institucionet përgjegjëse përfshi Kreun e Shtetit.

Nëse jo, të gjitha deklarimet e deritanishme, apo veprimet që janë ndërmarrë, konsiderohet antikushtetuese dhe antiligjore dhe tregojnë shenja të larta papërgjegjshmërie dhe profile të ulët të menaxhimit të Forcave Ushtarake nga autoritetet drejtuese që e zotërojnë këtë pushtet në kohë paqe.

Ndërkohe në ligjin për Autoritetet dhe Pushteteve të Drejtimit të Forcave të Armatosura, zbërthehet në detaje shkaqet dhe procedurat se si dhe kur përdoren FA në një pjesë të territorit të vendit.

Konkretisht në nenin 22 të ligjit parashikohet se:

Ndërkohë në nenin 173 të Kushtetutës, parashikohet se:

Referuar fakteve të bëra publike që në Aeroportin e Rinasit ka ndodhur së fundmi një Grabitje e një shume të konsiderueshme parash të Bankave të në Nivelit të Dytë, ky aktivitet kriminal, që përbën realizimin e veprave penale të vjedhjes nën kërcënimin e armës, nuk përbën shkak ligjor për:

Të shpallur gjendjen e jashtëzakonshme;

Si dhe nuk përbën shkak për të shpallur as gjendjen e fatkeqësisë natyrore.

Pasi në asnjë rrethanë nuk jemi përpara një situate të tillë të përcaktuar nga Kushtetuta dhe ligji.

Kuvendi i Republikës së Shqipërisë referuar asaj që ka ndodhur nuk është investuar apo nuk mund të investohet për të shpallur me vendim këtë lloj gjendjeje dhe në këtë mënyrë dhe autorizimi faktik i Forcave Ushtarake për të marrë në ruajtje territorin e jashtëm të Aeroportit të Rinasi  është krejtësisht i pajustifikuar.

Nëse Këshilli i Ministrave, Kryeministri, Ministri i Mbrojtjes kanë një informacion tjetër sekret për sulme të tjera, apo rrezik të një natyre të veçantë dhe permanent që po i kanoset Republikës së Shqipërisë në këtë pjesë të territorit, atëherë menjëherë ky informacion duhet të shpërndahet dhe të diktohet menjëherë më institucionet përgjegjëse përfshi Kreun e Shtetit.

Nëse jo, të gjitha deklarimet e deritanishme, apo veprimet që janë ndërmarrë, konsiderohet antikushtetuese dhe antiligjore dhe tregojnë shenja të larta papërgjegjshmërie dhe profile të ulët të menaxhimit të Forcave Ushtarake nga autoritetet drejtuese që e zotërojnë këtë pushtet në kohë paqe.

Ndërkohe në ligjin për Autoritetet dhe Pushteteve të Drejtimit të Forcave të Armatosura, zbërthehet në detaje shkaqet dhe procedurat se si dhe kur përdoren FA në një pjesë të territorit të vendit.

Konkretisht në nenin 22 të ligjit parashikohet se:

Nisur edhe nga sa parashikohet në ligjin më sipër, rezulton se përdorimi faktik i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, në rastin konkret është një veprim :

Antikushtetutes;

Nuk gjen mbështetje në Kushtetutë dhe në Ligj;

Gjendja që e ka diktuar këtë veprim të qeverisë, nuk hyn në sferën e atyre rrethanave dhe fakteve të parashikuara në ligj që diktojnë domosdoshmërinë e ndërmarrjes së këtij vendimi.

Qeveria duhet të bëjë publike se me çfarë akti dhe vendimmarrje janë angazhuar Forcat Ushtarake në këtë çështje, si dhe aktin përkatës ku deklarohet paaftësia e Forcave të Rendit Publik për të realizuar misionin e tyre në këtë pjesë të territorit./Syri.net

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike blindimi i rinasit edi rama grabitja e 10 milionë eurove grabitja ne rinas blindimi i rinasit edi rama grabitja e 10 milionë eurove grabitja ne rinas

Sondazh

Poll